Basha flet për çështjen e inceneratorëve: E vërteta ka dalë në shesh, 430 mln euro i janë zhvatur qytetarëve nga Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasi mbajti qëndrimin e tij në Kuvend për situatën që po ndodh në Rusi, apo dhe për inceneratorët, është ndalur në një prononcim për mediat. Ai tha se sot është e turpshme se si sot përpiqet të zhbëhet ajo që shqptarët e kanë ndjekur me orë të tëra.

“Nuk mund të harrojmë se për më shumë se dy javë opozita, PD, Komisioni Tabaku ia ka dalë të zbardhe të vërtetën e aferës së inceneratorëve. 430 mln euro që i janë zhvatur qytetareve nga Rama, 3 ministra dhe 3 kryebashkiake dhe dy sekretarë të përgjithshëm. Nuk mund të futen në thes aq sa mund të futen këto 4 minaret e Namazgjasë, aq mund të futet më thes kjo e vërtetë.

Është e turpshme sesi sot përpiqet të zhbëhet ajo që shqiptarët e kanë ndjekur. Është e turpshme sesi përpiqet të mbulohet dielli me shoshë. E vërteta ka dalë në shesh dhe komisioni hetimor nuk është censuruar. Ajo që ne kemi denoncuar me fakte dhe prova para 6 vitesh sot u provua përmes institucioneve të shtetit falë insistimit dhe profesionalizimit të PD

Ky është vetëm fillimi, ndërkohë që përgatitet raporti përfundimtar i këtij komisioni, që është edhe testi i lakmusit për disa anëtarë të PS, sepse të tjerët janë zhytur deri në fyt, ndonjëri është i habitur se pse nuk është në burg, Unë i drejtoj një thirrje SPAK në veçanti BKH dhe SPAK që të veprojë”, tha Basha.

 

Artikulli paraprak“Vodhët 430 mln euro, furgonat e policisë mos të kthehen bosh në mes të rrugës”, Basha: Komisioni i nxori hapur autorët e aferës së shekullit
Artikulli tjetërKreu PD, Lulzim Basha: Mirel Mertiri ka qenë anëtar i bandës së Aldo Bares. Rama e ka shpallur gjeni para ministrave