Kreu PD, Lulzim Basha: Mirel Mertiri ka qenë anëtar i bandës së Aldo Bares. Rama e ka shpallur gjeni para ministrave

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një denoncim të fortë. Para gazetarëve, kryedemorkati u shpreh se Mirel Mërtiri, i inceneratorëve, i cili sot është në kërkim ka qenë anëtar i bandës së Lushnjës dhe Rama e ka shpallur gjeni para ministrave.

“Mirel Mërtiri ka qenë anëtar i Bandës së Aldi Bares, ai që ka thënë në Kuvend se nuk e kam takuar. Sipas raportimeve të vetë ministrave të tij është ulur me të në kryeministri, ka darkuar, e ka shpallur gjeni para ministrave të tij, Mirel Mërtirin anëtarin e Bandës së Lushnjes. Sot i jep imunitet. Sot ata janë në arrati prej Edi Ramës. Sic i jep imunitet edhe disa prej faktorëve të lidhur  me Lefter kokën. Rama e di sepse nëse drejtësia e merr ketë punën e komisionit hetimor dhe e kthen në një ndjeke penale, kjo do të shembu ngrehinën e korrupsionit 30 vjeçar”, tha Basha.

Artikulli paraprakBasha flet për çështjen e inceneratorëve: E vërteta ka dalë në shesh, 430 mln euro i janë zhvatur qytetarëve nga Rama
Artikulli tjetërBasha bën akuzën e fortë: Po prishen provat e aferës, makina e SPAK u nis të arrestonte një zyrtar