Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës përmes një postimi në Twitter iu kanë bërë thirrje të gjithë civilëve që të bashkohen në luftë pavarësisht nga mosha e tyre.
Deklarata, që i atribuohet Komandantit të Trupave, Yuri Galushkin, thotë:
“Sot, Ukraina ka nevojë për gjithçka. Të gjitha procedurat për anëtarësim janë thjeshtuar. Merrni vetëm pasaportën dhe numrin e identifikimit. Nuk ka kufizime moshe.”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se që prej orëve të para të mëngjesit të djeshëm Rusia lëshoi raketa në drejtim të Kievit, ku deri më tani janë shënuar humbje mbi 137 viktima, mes tyre ushtarë dhe civilë.