Ministria e Shëndetësisë së Ukrainës bën bilancin: Të paktën 198 të vrarë nga pushtimi rus, 1115 të plagosur, 33 fëmijë

Numri i të vdekurve deri më tani në pushtimin rus të Ukrainës është të paktën 198, sipas ministrisë ukrainase të shëndetësisë.

Ndër të vdekurit janë edhe tre fëmijë. Kreu i saj u citua nga agjencia e lajmeve Interfax të ketë thënë se 1,115 janë plagosur, duke përfshirë 33 fëmijë.
Reuters tha se ishte e paqartë nëse ai po i referohej vetëm viktimave civile.

Luftimet rifilluan në Sumy, në veri-lindje të Ukrainës dhe në Kiev të shtunën në mëngjes. Shpërthime të forta janë raportuar në kryeqytetin ukrainas.
Më shumë donacione janë zotuar nga vende të tjera, me Republikën Çeke që miratoi dërgimin e 8.6 milion dollarëve armë. Holanda ka thënë se do ta furnizojë edhe me 200 raketa të tjera të mbrojtjes ajrore.

 

Artikulli paraprakFranca dërgon armë dhe pajisje në Ukrainë, Zelensky: Koalicioni kundër luftës po funksionon!
Artikulli tjetër“Misioni i jetës time politike, rinia të marrë në dorë fatin e Shqipërisë”, Basha me të rinjtë në Durrës, hedh simbolikisht karrigen e pushtetit