Inceneratorët/ PD: Vjedhja e 430 milionë eurove të buxhetit të shtetit, skemë e mirëorganizuar nga qeveritarë të korruptuar

Partia Demokratike ka publikuar një tjetër video, ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama lidhur me aferën e inceneratorëve.

PD theksoi se kryeministri Rama dha miratimin e projektit edhe pse u njoftua se ishte në shkelje të ligjit.

Më tej Partia Demokratike shton se ish-ministri i financave u shkarkua se nuk pranoi të bëhej pjesë e kësaj afere. “Një ministër e emëron dhe shkarkon kryeministri, prandaj asgjë nuk është bërë pa dijeninë, mbështetjen dhe miratimin e Edi Ramës.”, shprehet PD.

Statusi:

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Finceneratoret pd vjedhja e 430 milione eurove te buxhetit te shtetit skeme e mireorganizuar nga qeveritare te korruptuar%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanwebPërmes nje skeme të mirëorganizuar të qeveritarëve të korruptuar, është planifikuar vjedhja e 430 milionë euro të buxhetit të shtetit me miratimin e Edi Ramës. Pasi edhe pse u njoftua se ky projekt ishte në shkelje të ligjit, ai prapë i dha miratimin.

 

Ministria e financave nën drejtimin e Canit refuzoi projektin:

– Nuk ka studim fizibiliteti, vlerësim financiar, Procedurë me negociim pa shpallje në kundërshtim me ligjin.

– Ish-ministri i financave u shkarkua se nuk pranoi të bëhej pjesë e kësaj afere. Një ministër e emëron dhe shkarkon kryeministri, prandaj asgjë nuk është bërë pa dijeninë, mbështetjen dhe miratimin e Edi Ramës.

– Ahmetaj miraton kontratën e kundërshtuar nga Cani.

– Ahmetaj lidhje të hershme me Mirel Mërtirin. Ka udhëtuar nga 2012-2019, 12 herë me pronarët e inceneratorëve.

Edi Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

Pd

Artikulli paraprak“Paguajmë dhe s’marrim shërbim”, kandidati i PD-së në Durrës denoncon kazanët e tejmbushur me plehra: Në 100 ditët e para do ta pastrojmë këtë qytet
Artikulli tjetër“Përkeqësimi i sigurisë”, OKB merr vendim, pezullon operacionet humanitare në Ukrainë