Skandali i inceneratorëve/ Basha nga Vora: Një nga një po i çojmë në SPAK. Raporti përfundimtar do të shërbejë për të zbuluar ku i kanë çuar 430 mln euro

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ishte ne Vore kete te marte ne nje takim me qytetaret ku tha se PD do i shkoje deri ne fund zbardhjes se skandalit te inceneratoreve.

“Letrat aty janë. Kanë dalë faktet, ju e patë javën e kaluar në komisionin e inceneratorëve, që e kryesonte Jorida Tabaku, kryetarja e komisionit, deputetja jonë, dhe i nxorri një për një të gjitha faktet. 430 mln euro! Imagjinoni çfarë mund të ishte bërë me ato! Të gjithë dëmet e tërmetit! Çfarë mund të ishte bërë me pensionet, çfarë mund të ishte bërë me familjet në nevojë! Çfarë mund të ishte bërë për fermerët! Këta kanë menduar që nuk do dalë e vërteta. Në fakt aty është! Dëshmitë e vetë ministrave të asaj kohe, në letrat e shtetit, dokumentet zyrtare, është e vërteta. Dhe ne jemi të vendosur ti shkojmë të vërtetës deri në fund, ta zbardhim dhe ti çojmë përgjegjësit para drejtësisë.

Një nga një po i çojmë në SPAK. Edhe raporti përfundimtar që do të bëhet, do të shërbejë për të zbuluar, jo vetëm dëmin, se dëmi ka dalë, 430 mln euro dhe shkaktarët e dëmit, por dhe ku i kanë çuar këto lekë. Po ta përmend këtë si shembull meqë më pyete: a rikuperohen dot këto vjedhjet që kanë bërë për tërmetin.

Po të ketë vullnet politik, po të keni një njeri, që se ka mendjen me mbush xhepat e vet, por e ka mendjen që paratë që i kanë marrë shqiptarëve, gjëja e parë që bën dhe që më ka treguar planin e emergjent, se planin e emergjencës do bëjë kryetari i bashkisë, është një audit, se çfarë ka ndodhur me të gjitha lekët e bashkisë, me lekët e tërmetit, me ato që folëm, që është fryrë nomenklatura e bashkisë”, tha Basha.

Procesin e rindërtimit qytetarët e Vorës e quajnë masakër

Qytetari: Ne s’kemi drita. Këtu është bërë masakër. Këtu kanë rindërtuar shtëpitë e braktisura. Janë njerëzit në Itali, kanë marrë gjithë këstet, marrin dhe shtëpi. Të gjithë shtëpitë e braktisura janë rindërtuar, asnjë shtëpi tërmeti nuk është bërë këtu. Hajde të çoj me fakte të t’i tregoj ku janë.

Kreu PD, Lulzim Basha i siguroi se gjëja e parë që do të bëj është një një audit
Si kanë shkuar lekët e njerëzve? Se lekët tuaja janë ato, të taksave janë. Duke nisur nga ankesat dhe denoncimet e banorëve e deri tek librat, se në shtet çdo gjë le gjurmë, siç e keni parë dhe me këtë të inceneratorëve. Këta kujtuan se do merrnin 430 mln euro shqiptarëve , e do zhdukeshin pa lënë gjurmë. Gjëja e parë me vendos drejtësi, se nuk është fillimi i një rruge. Prandaj e diela ka kete rëndësi, është një hap i parë për të treguar, që shqiptarët e kanë forcën, banorët e Vorës e kanë forcën për ti dhënë një shenjë, një sinjal të fortë të keqes. Të paktën keni njeriun tuaj që jua njeh hallet, jua qan hallet, e keni derën e hapur, e dini që është një njeri që nuk përkulet para presionit të askujt dhe të paktën ato taksat e bashkisë që ju I paguani njësoj siç paguani e qeverisë të mos shkojnë për këto 700 veta që nuk merret vesh se çfarë pune por të shkojnë tek hallexhinjtë, të shkojnë tek familjet në nevojë dhe për të riparuar këto banesat që kanë dy vite e tre muaj që nuk preken ndërkohë që njerëzit jetojnë akoma në çadra, se kur ju thua që njerëzit jetojnë në çadra e kyçin gojën, bëjnë sikur nuk dëgjojnë. Nuk është zgjidhja përfundimtare por e keni një njeri tuajin aty që do të ketë hallet tuaja në mendje e në zemër edhe forcën për të ngrit zërin për ju. Do e keni sikur të ishte vetja juaj, por e keni në bashki.

Artikulli paraprak“Nuk iu përgjigj pyetjeve në komision, u largua”, PD: Padi për kryebashkiaken Sako, çoi Durrësin në katastrofë mjedisore
Artikulli tjetër“Koha per te mos vrare te nesermen”