Kandidati i PD, Xhemal Bushati vazhdon takimet me banorët në Shkodër: Qytetin ia rikthejmë shkodranëve

Kandidati i PD për bashkinë Shkodër Xhemal Bushati takoi banorët e lagjes 5, atje ku mbështetja e demokratëve është e madhe dhe fitorja e PD ka qenë gjithmonë e sigurtë. Edhe kësaj radhe deklaruan banorët vota e tyre do të shkojë për kandidatin e PD. Bushati: Shkodrën ia rikthejmë shkodranëve

Edhe pse një zonë me shumë probleme dhe investime të munguara, banorët e lagjes 5 me shpresën se Xhemal Bushati do të sjellë ndryshimin e shumëpritur do të votojnë PD në zgjedhjet e 6 marsit për t’i dhënë një mundësi vetes që të mos jenë më në harresë të plotë siç ka ndodhur deri më tani. Kandidati Bushati tha se do t’i japë fund keqmenaxhimit të banorëve të lagjes 5.

b

“Mbështetja e banorëve të Rajonit 5 ëshët oguri i mirë i ndryshimit të Shkodrës. Ata janë të bindur, ndryshimi i shumëpritur nuk do të mbetet peng i interesave politike dhe i njerëzve që kujtohen për Shkodren njëherë në 4 vite. Shkodrën do t’ia rikthejmë shkodranëve. Shkodra nuk do t’i japi më kohë degradimit dhe keq-menaxhimit. 6 Marsi do të jetë festa e fitores së Shkodrës së Ndryshimit!”

Artikulli paraprakBasha takim me banorët e Rrogozhinës në mbështetje të kandidatit Ferdinand Saraçi: Beteja kryesore e PD-së është për fëmijët dhe familjet shqiptare. Bëni zgjedhjen e duhur
Artikulli tjetër‘Inceneratorët funksionojnë si landfille’, PD: I afërmi i Bllakos i punësuar në një kompani koncesionare! Gjysma e qeverisë e përfshirë në aferën korruptive