Kandidati i PD, Xhemal Bushati vijon takimet: Askush nuk do ta mbajë peng Shkodrën! Me 6 mars shembim murin e pengesës për të ardhmen

Kandidati i PD për bashkinë Shkoder Xhemal Bushati mori mbështetjen e plotë të banorëve të lagjes nr 1. Një zonë e cila gjithmonë ka besuar tek Partia Demokratike. Banorët u shprehën se edhe këtë herë vota do jetë vetëm për PD. Kandidati Bushati: Në lagjen nr 1 nis fitorja

Lagja nr 1 është ndër më të mëdhatë në Shkodër por edhe ndër lagjet e cila është lënë në harresë të plotë . Kandidati Bushati tha se bashkia Shkodsr do rikthejë vëmendjen tek kjo zonë.

“Me banorët e Rajonit Nr1 do të fitojë Shkodra dhe do të sjellim ndryshimin. Askush nuk do ta mbajë peng Shkodren. Shkodranët e kanë kuptuar se kush përfaqëson kë. 6 Marsi nuk do të jetë vetëm dita e fitores, edhe por dita kur shembim murin e pengesës për të ardhmen e Shkodrës. Shkodra nuk do të bëhet mish për top, por do t’i rikthehet shkodranëve.
Do të fitojmë, për Shkodrën, për shkodranët!”

Artikulli paraprakQeveria të rishikojë në mënyrë urgjente taksat
Artikulli tjetërDenoncimi i PD: Edi Rama, pronar i bregdetit shqiptar, i jep ministres së tij për 30 vjet tokën e Himarës