Alibeaj: Zonja kryetare, mesa duket ju keni vendosur që këtij parlamenti t’i vendosni kazmën. Një deputeteje ia hiqni fjalën pa e lënë ta çojë deri në fund. Për të kuptuar se cila është kërkesa për procedurë. Ngrihet një deputet i mazhorancës, heq një çështje nga rendi i ditës, pa dhënë asnjë shpjegim, ndërkohë të gjithë deputetët e tjerë janë përgatitur për ta diskutuar. Për ta bërë më të plotë panoramën, keni juve një detyrim që nuk e bëtë në fakt, që në fillim të seancës, për të bërë të ditur atë se çfarë ndodhi në Konferencën e Kryetarëve. E kaluat kështu, që një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor nuk mori konsensusin e konferencës. Në fakt keni deyrimin për të bërë me dije seancës, meqë çështja kalon në seancë arsyet e vërteta se përse u vendos në atë mënyrë dhe përse nuk kishte konsensus. Bëheni me dije. Nëse se keni bërë ju, po e bëj unë tani për t’i vënë në kushte edhe për të diskutuar të gjithë deputetët nënshkrues të komisionit hetimor, të cilët me thënë të drejtën prisja që ndonjëri prej tyre edhe ta ngrinte si pretendim. Por po ua bëj unë me dije se cila ka qenë arsyeja. Se është fare e thjesht, ajo për të cilën për dy apo për tre raste të tjera është bërë me dije. Ngrihet nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste si justifikimin se meqë parlamenti ka ndër mend që të bëjë një ligj për komisionet hetimore, të gjitha kërkesat për komisionet hetimore nuk pranohen. Ndërkohë që Kushtetuta është e qartë në rastet se kur ky parlament ka detyrimin, jot ë drejtën, për të ngritur një komision hetimor. Mjafton të ketë nënshkrimet dhe nënshkrimet i ka, siç u pranua në Konferencë. Të ketë një objekt sipas parashikimit kushtetues, të ketë përcaktuar edhe afatin, të ketë përcaktuar edhe përbërjen dhe është detyrim i këtij parlamenti për ta miratuar pa asnjë lloj diskutimi. E pra kjo është panorama me të cilën juve si përfaqësuese e këtij Kuvendi ulur në atë tryezë dhe me gjithë barrën që ka mazhoranca, për t’u treguar së paku shqiptarëve që përfundimisht ky Parlament ka marrë fund! Dhe është detyrimi juaj, barra juaj për të mbajtur gjithë këtë përgjegjësi. Ndaj kjo ishte kërkesa ime për procedurë përpara se të hiqni dhe fjalën, për t’ua bërë me dije deputetëve, por mbi të gjitha publikut arsyet se pse asgjësuat njëherë e përgjithmonë të vetmin instrument që opozita, deputetët kanë në dorë për të ushtruar kontrollin parlamentar. Faleminderit zonjë!
Kryesore
Continue to the categoryBudallenjë, Servilë dhe Epshndjellëse
Nga Namir Lapardhaja
Dy prej kategorive kryesore që i vjen më për shtat çdo pushteti për të përdorur, janë budallenjtë dhe servilët.
Të parët nuk e...