Kryetari i komanduar i PD-së dhe kandidati për kryetar bashkie, Roland Bejko kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me demokratët e Njësisë 9, në bashkinë e Tiranës.
Nga atje Alibeaj ka deklaruar se para zgjedhjeve kanë një farë dis-avantazhi duke iu referuar ndarjes brenda demokratëve, por shtoi se në fund të fundit, “më mirë pak dhe saktë, sesa shumë siç ishim, dhe me krimin e virusin e korrupsionit brenda vetes”.
“E provuam në 2013, na përzunë shqiptarët, dhe po fus edhe veten. Sa kohë kemi pasur gjurmët e këqija të së shkuarës korruptive, shqiptarët as na besojnë dhe as votojnë. Për këtë arsye ka vetëm një mënyrë sesi mund të ndryshohet faqja e këtij vendi. Vetëm duke qenë të sinqertë me veten dhe duke u distancuar në mënyrë të plotë dhe pa asnjë lëshim nga e shkuara korruptive”, tha Alibeaj.