PD ankohet në KAS kërkon vendosjen e emrit të Ilir Metajt në fletën e votimit

Partia Demokratike e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, i është drejtuar me një padi Komisionit të Animimeve dhe Sanksioneve në KQZ.

Në ankimin e saj në KAS, PD kërkon që në fletën e votimit të jetë edhe emri i Ilir Metës si kryetar i koalicionit Bashkë Fitojmë, duke kundërshtuar vendimin e kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi për të mos e vendosur në fletën e votimit emrin e kryetarëve të partive në rast koalicioni.

Përfaqësuesi ligjor i kësaj force, Indrit Sefa ka dorëzuar një ankimim për fletët e votimit të miratuara nga KQZ për zgjedhjet e 14 majit.

Gjithashtu ai si shembull ka sjellë fletën e votimit të vitit 2021 ku në koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim nnë ato zgjedhje, në fletë shkruhej emri i kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Artikulli paraprak” Meta doli nga Presidenca e Ramës pa parti, Berish po e bën me parti”
Artikulli tjetërLokalet 2023, analiza e DW: A do garantohet vullneti i votuesve?