Pronari miliarder i rrjetit social Twitter, Elon Musk, po i bie sërish këmbanave paralajmëruese për rreziqet e inteligjencës artificiale për njerëzimin. Ai pretendon se një projekt ekzistues i Inteligjencës Artificiale punon me paragjykime në favor të së majtës liberale dhe planifikon që një platformë e tij e të shërbejë si barazpeshë.
Zoti Musk i tha komentatorit të televizionit amerikan, Fox News, Tucker Carlson gjatë një interviste të transmetuar mbrëmjen e së hënës se ai planifikon të krijojë një alternativë ndaj projektit aktual “ChatGPT” që ai po e quan “TruthGPT”. Sipas tij kjo do të jetë një “Inteligjencë artificiale e kërkimit të së vërtetës që përpiqet të kuptojë natyrën e universit”.
Ideja, tha zoti Musk, është se një Inteligjencë Artificiale që dëshiron të kuptojë njerëzimin ka më pak gjasa ta shkatërrojë atë.
Ai tha gjithashtu se është i shqetësuar se projekti i tanishëm ‘ChatGPT’ “po punon për të qenë politikisht korrekt”.
Në pjesën e parë të kësaj interviste me moderatorin e Fox News, Carlson, zoti Musk gjithashtu mbrojti rregullimin me ligj të inteligjencës artificiale, duke thënë se ai është një “adhurues i madh” i kësaj ideje. Ai e quajti inteligjencën artificiale “më të rrezikshme” se raketat dhe tha se ka potencialin të shkatërrojë njerëzimin.
Në pjesën e parë të kësaj interviste me moderatorin e Fox News, Carlson, zoti Musk gjithashtu mbrojti rregullimin me ligj të inteligjencës artificiale, duke thënë se ai është një “adhurues i madh” i kësaj ideje. Ai e quajti inteligjencën artificiale “më të rrezikshme” se raketat dhe tha se ka potencialin të shkatërrojë njerëzimin.
Zoti Musk ka regjistruar një biznes të ri të quajtur “X.AI Corp” në Nevada. Sipas faqes së internetit të zyrës së sekretarit të shtetit të Nevadës, biznesi u formua më 9 mars dhe Elon Musk është drejtor ndërsa këshilltari i tij, Jared Birchall, është sekretar.
Kur nisi punën organizata “OpenAI” përmes së cilës u krijua projekti i Inteligjencës Artificiale “ChatGPT”, zoti Musk ishte një nga investititorët. Ai gjithashtu e bashkë-kryesoi bordin pas themelimit të tij më 2015 si një laborator kërkimor jofitimprurës i Inteligjencës Artificiale. Por zoti Musk qëndroi atje vetëm për disa vjet, duke dhënë dorëheqjen nga bordi në fillim të vitit 2018, një vendim ky që organizata me seli në San Francisko e lidhi me një prej kompanive ku zoti Musk është pronar, Tesla ku ndërtoheshin sistemet e automatizuara të drejtimit të automjeteve.