Kreu i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka zbardhur detaje nga takimi me shefen e Vëzhgimit të ODHIR në vendin tonë Audrey Glover.
Alibeaj tha se kandidatët e tyre për zgjedhjet e 14 majit u tërhoqën sepse u shantazhuan.
“Tenderat e hapura, Aktivistin që e kanë në funksion të plotë, administratën në funksion të zgjedhjeve. I bëra të qartë shkeljet e evidentuara nga KQZ. Momentin që nuk ka marrë masat e duhura për të përjashtuar ata kandidatë që rezultojnë të dënuar.
Çështja në PD reflekton te korrektësia e këtyre zgjedhjeve. Ne qëndrojmë në seli të marrë me qira dhe selia jonë është zaptuar. Frekuentohet nga njerëz që nuk përfaqësojnë në PD. Edhe çështjen e mos figurimit të kryetarëve përkatës të koalicionit. Saktësova qartësisht se kush janë subjektet zgjedhore që keqpërdorim fondet dhe administratën. Për situatën që ka ndodhur brenda PD, për pozicionin që kemi mbajtur. I bëra të qartë situatën tonë. Situatën e presionit që ndodh ndaj PD, për përdorimin e mediave dhe çështjen e financimit të partisë. PD gjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur presion për të mos bërë fushatë për qytetarët. Është e papranueshme që kandidatët tanë të ndodhen në sulme nga qeveria dhe nga ajo pjesë që pretendon të jetë Partia Demokratike.
Ka një vit e ca që kjo parti është në një presion dhe shantazh që do të thotë fare qartë që ne jemi nisur për të bërë fushatë elektorale për qytetarë kundër regjimit. Njerëzit nuk e kanë menduar të ndodhen nën presion edhe nga një palë tjetër. Sali Berisha nuk e përfaqësojnë Partinë Demokratike në aspektin ligjor. Unë besoj se demokratët i përfaqësojnë vetëm ata njerëz që mbartin vlerat që demokratët kërkojnë”, u shpreh Alibeaj.