Bejko: Do marr votën e 70% të qytetarëve që janë kundër, Ramës, Metës dhe Berishës

Kandidati PD që mban vulën për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka rrëfyer arsyet pse vendosi të garojë në zgjedhjet e 14 majit.

Në emisionin “Opinion”, Bejko tha se ka pranuar të jetë kandidat për zgjedhjet e 14 majit pasi ka kontribuar ndër vite në PD dhe se do të punojë për të mbajtur të bashkuar.

Ai i shprehet i bindur në fitoren e zgjedhjeve, pasi thotë se do të marrë votën e qytetarëve që janë kundër Ramës, Berishës dhe Metës.

“Arsyeja e parë është personale, kame qenë për PD në ’90. Tani që PD është në situatë të vështirë jam përsëri në PD. Një nga arsyet është se besoj se 70% që është kundër Berishës, Ramës dhe Metës voton pikërisht alternativën tjetër. Unë nuk jam i implikuar në korrupsion dhe nuk jam çiraku i askujt. Arsyeja tjetër është aftësia ime profesional unë jam shkolluar për qeverisjen vendore. Kam qenë dhe ekspert për rishikimin e reformës territoriale,-tha Bejko.

Artikulli paraprakPD, Roland Bejko: 5 arsyet pse vendosa të kandidoj për Tiranën
Artikulli tjetërDerbi i Milanos, UEFA cakton dy datat e përballjes gjysmëfinale