Alfrida Marku: Vlerësim për sipërmarrjen artizanale në Lezhë!

Kryesuesja e listës së Partisë Demokratike për Këshillin Bashkiak Lezhë, znj. Alfrida Marku ka vizituar një punishte të artizanatit duke shprehur se fokusi i politikës së PD është mbështetja e iniciativës për sipërmarrje.

Në takimin me znj. Tereze Gega, Marku ka deklaruar:

“Artizanati është pashaportë që identifikon Lezhën kudo përtej kufijve.

“Me znj. Tereze Gega e vlerësuar me titullin mjeshtre e kostumografisë etnografike.
E nderuar për punën e saj edhe nga Papa Françesku. Dinjitoze dhe e përkushtuar në pasionin e saj për punimet artizanale dhe promovimin e tyre, si dhe mbështetje për shumë gra e vajza për të mësuar punën e bukur të artizanatit, me qëllim ruajtjen dhe promovimin e traditës.”

Artikulli paraprakAsfalti elektoral, Tabaku: Partia shtet edhe një herë në aksion për t’i “bindur” shqiptarët se ka punuar!
Artikulli tjetërBejko e nis ditë me doktorin e njohur, Neli Demi: Bashkë për të rikthyer shpresën te shqiptarët.