Emailet e Wikileaks: 200 USD dita për protestuesit anti-Trump

Tashmë dihet se Lëvizja  “MoveOn.org” e miliarderit George Sorros ndodhet mbrapa protestave të amerikanëve për zgjedhjen e presidentit Donalt Trump. Kjo është një protestë e organizuar pak e nga pak në gjithë vendin, si për të treguar se gjithë Amerika është në protestë. Në fakt, numri i protestuesve është aq i vogël, që nga 75 njerëz deri në 500 maksimumi. Ekspertët dëshmojnë se kjo lloj proteste është tipike e atyre që organizohen nga një dorë, bëhen lart poshtë, sipas ekspertëve, dhe “fryhen” nga mediat që përgjithësisht u zbulua se gjatë fushatës janë paguar nga George Sorros.
Këto nuk janë protesta organike-sipas ekspertëve të lëvizjeve të tilla.
Njerëz të afërm me George Sorros dhe të paguar prej tij, nën emrin “MoveOn.org”, shpërndanë dje një njoftim për shtypin ku bënin thirrje: “Amerikanë, mblidhuni në qindra në Solidaritet, Rezistencë dhe zgjidhje të Rezultatit të zgjedhjeve!” Grupet e protestuesve u mblodhën pranë Shtëpisë së Bardhë dhe në disa qytete në mbarë vendin, me qëllimin që të vazhdojnë të qëndrojnë kundër fyerjes së femrës, racizmit, islamofobisë dhe ksenofobisë. Brenda dy orësh, kur organizata “thirrje për aksion”, degë e “MoveOn” të financuar nga Sorros, bënë thirrje, anëtarët e saj kanë organizuar 200 grumbullime në gjithë vendin; plus edhe një numër tjetër që ishin planifikuar të mblidheshin të mërkurën në mbrëmje.
Me këto prova, pyetja që shtrohet është: A është duke punuar George Sorros me anë të këtij fronti për të nxitur një revolucion amerikan?
Duhet shënuar një gjë: Që zgjedhjet në Amerikë ishin demokratike, legjitime dhe të pakontestueshme, gjë që edhe protestuesit nuk e venë në dyshim.
Një nga drejtuesit e organizatës pranë Sorros, tha: “Kjo është katastrofë. Ne nxorëm zemrën nga gjoksi veç të mos ndodhte kjo që ndodhi; tani ja ku jemi!”. Aktivistët e Sorros kanë dalë me një numër parullash ekstreme dhe irrituese, si: “Presidenti i zgjedhur dhe mbështetësit kanë piketuar të na kërcënojnë miliona nga ne, familjet tona, miqtë tanë dhe të dashurit”.
Wikileaks ka zbardhur edhe skemën se si po organiziohen protestat kundër Trump. Përmes emaileve të bëra publike rezulton që protestuesit të paguhen nga 200 dollarë në ditë për të protestuar kundër zgjedhjes së Trump, President. “Na duhen protestues për të protestuar të shtunën. Paguhen 200 dollarë në ditë bashkë me ushqimin. Protestuesit të jenë të racave, gjinive dhe moshave të ndryshme”, përfundon emaili i zbardhur nga Wikileaks.

Protestat sipas VOA

Protestat kundër fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale vazhduan për të katërtën ditë në disa qytete të Shteteve të Bashkuara. Protesta që zgjati deri në orët e para të ditës së djeshme në Portland, të Oregonit, u bë e dhunshme, ndërsa aktivistët frikësohen se presidenca e zotit Trump do të cenojë të drejtat civile në SHBA. Organizatorët thanë se do të organizojnë tubime të tjera në ditët e ardhshme.
Qindra protestues marshuan darkën e së premtes në rrugët e qytetit Portland, duke bllokuar rrugët dhe përdorur bojë për mbishkrime. Policia përdori gaz lotsjellës dhe granata zhurmuese, pasi protestuesit hodhën objekte me zjarr ndaj policisë. Autoritetet thanë se gjatë protestës pati vandalizëm dhe sulme, megjithëse organizatorët kishin thënë se do të ishte një tubim paqësor.
Sipas një dëshmitari, policia në Oregon plagosi me armë në këmbë një protestues në orët e para të së shtunës. Në Los Angelos, policia njoftoi se arrestoi 185 persona, pasi bllokuan disa nga autostradat kryesore. Mbrëmë në qytetin e Nju Jorkut, qindra njerëz u mblodhën në parkun Washington Square në “tubimin e dashurisë”. Ata mbartnin parulla kundër tij dhe thërrisnin “Donald Trump largohu” dhe “ai nuk është presidenti im”.
Në qendër të Manhatanit, demonstrues të tjerë u mblodhën pranë rezidencës së presidentit të zgjedhur, një apartment luksoz tripleks, i cili mbrohet tashmë nga një kordon kamionësh me rërë. Demonstruesit u mbajtën në distancë, një bllok më larg.
Qindra njerëz u mblodhën në një tubim anti-Trump në qytetin Miami, ku thërrisnin “jo Amerikës raciste”. Demonstrata të tjera u mbajtën në Atlanta, Georgia, dhe në Universitetin “Vanderbilt” në Tennessee. Në Philadelfia, rreth 100 studentë të Universitetit “Temple” marshuan drejt bashkisë për të shprehur shqetësimin e tyre se presidenti i zgjedhur Trump nuk do ta bashkojë vendin, por do ta përçajë atë.
Sipas agjensisë së lajmeve “Associated Press”, këto ditë janë shfaqur incidente racore në disa shkolla dhe universitete amerikane, ndër to edhe shfaqje publike të supremacistëve të bardhë. Zoti Trump u është përgjigjur protestave me dy mesazhe të ndryshme në Twitter.
Fillimisht, ai u ankua të enjten se “protestues profesionistë, të nxitur nga mediat po protestojnë. Shumë e padrejtë!”. Megjithatë, ai shkruajti të premten se: “Më pëlqen fakti që grupe të vogla demonstruesish kanë pasion për vendin tonë. Do të bashkohemi të gjithë dhe do të jemi krenarë!”.
Tubime të tjera kundër zotit Trump janë planifikuar të mbahen në Nju Jork, Las Vegas dhe Los Angeles. Valët e protestave filluan pak orë, pasi fitorja e tij ndaj ish-Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton u konfirmua në orët e vona të së mërkurës. Demonstrata ka patur çdo ditë në disa qytete amerikane.

Artikulli paraprakPresidenti ‘Made in USA’
Artikulli tjetërKush e paguan fotografen e Ramës për të protestuar në SHBA?