Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha nga Finiqi se vendi sot vuan prej korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.
Teksa prezantoi kandidatin e PD-së në këtë bashki, Alibeaj tha se Berisha, Rama dhe Meta kanë në pushtet që nga viti 1990.
“Mjafton të shohësh një gjë të thjesht: nga se vuan sot shteti shqiptar? Vuan nga korrupsioni. Vuan nga abuzimi me pushtetin. Dhe jo vetëm kaq, por se drejtuesit e vjetër, treshja drejtuese e shtetit shqiptar në 33 vite, se tre veta kanë qenë Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, datojnë që nga viti 1990. Sali Berisha dhe Ilir Meta hynë në politikë në 90-ën dhe janë ende në politikë. Por unë nuk di lider në Europë sot që të jenë ende. Kanë ikur kryeministra në Gjermani, Itali, Francë e kudo, kanë ikur nuk janë më në skenë politike. Vetëm këtu janë ende. Edi Rama ka në pushtet pa lëvizur fare, që në 1998-ën. 1998-2023 ka bërë pushim vetëm një vit e gjysmë. Iku nga Bashkia e Tiranës në 2011, erdhi në pushtet në 2013-ën. Gjithë pjesën tjetër ka qenë në pushtet”, u shpreh Alibeaj.
Sipas tij “Sytë tanë janë drejt perëndimit, nga perëndimi i zhvilluar, nga perëndimi i civilizuar dhe të zbatojmë ata vlera që ata kanë. Kjo është familja europiane ku duhet të marrim pjesë edhe ne. Dhe është e papranueshme, e pa tolerueshme që sot përfaqësues tanë dikur, Sali Berisha, të shpall luftë ndaj Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimi Europian. Nuk është kjo Partia Demokratike. Në qoftë se në 90-ën sistemi ndryshoi, ndryshoi duke kthyer syte nga perëndimi. Atë donim ne, lirinë, demokracinë, respektimin e të drejtave të individit, respektimin e pronës, të drejtën për të votuar i lirë, për të pasur shtet ligjor”.