A po përgatit Berisha alibitë

Video e djeshme ku sekretari i përgjithshëm i Foltores, Flamur Noka, kritikonte Belind Këlliçin për gishtin e mesit në poster nuk ishte diçka rastësore. Siç edhe është tanimë sekret publik, Sali Berisha ka nisur të flasë gjithnjë e më shumë përmes njerëzve të tij për gabimet e Këlliçit. Njerëz shumë pranë Berishës po shprehen se Ilir Metaj ka qenë njeriu që ka vendosur veton për Këlliçin në Tiranë pasi në fakt demokratët dëshironin Alimehmetin. Këto janë skemat se si Berisha po përpiqet të tërhiqet pas nga mbështetja ndaj Këlliçit dhe njerëzve të tij.

Kjo duhet parë më shumë si një tenativë e Berishës për të ruajtur veten e tij nga dështimi i turpshëm që po dërgon demokratët. Në vitin 2022 ai i bindi demokratët që Rama do të rrëzohet me revolucion, surogatët mediatikë që paguan me paratë e oligarkëve e shpërndanë fjalën e tij. Pas 7 korrikut 2022, ku Berisha shpalli armiqësinë publike me Edi Ramën, protestat e tij sa kanë ardhur duke u poshtëruar derisa dikush me probleme mendore e goditi me grusht në protestën anti-perëndimore të 6 dhjetorit 2022.

Me thuajse edhe dy javë në fushatë, mazhoranca ka një fitore të qartë dhe të thellë dhe as nuk po lodhet për të sponsorizuar edhe kandidatët e tjerë. Në një palë zgjedhje normale dhe të pritshme me garë mazhoranca apo shumica do të ksihte derdhur miliona euro në shërbim të një kandidati të tretë.

Po ta lexosh siç duhet, retorika e Berishës dhe surrogatëve të tij mediatikë ishte pikërisht kjo; ata po përpiqeshin të ndërtonin supozimin se Rama po mbështet kandidatët e PD zyrtare duke i dhënë fonde dhe kohë televizive. Mirëpo, edhe kjo tentativë dështoi duke parë 100 mijë euro për Air Albania dhe autobuzin luksoz me të cilin gjezdis duke propaganduar politika populiste që nuk bëjnë as për të promovuar emrin e tij. Kandidatët e Berishës në shumicën dërrmuese të bashkive nuk kanë asnjë rival të tretë dhe jo vetëm kaq por edhe në bashki si Tirana, Bejko nuk po mbështetet nga mediat afër Ramës kjo pasi atyre nuk u interesojnë të përçajnë votën e Këlliçit.

Vetë slogani Edi Ramës dhe Partisë Socialiste nuk po përpiqet të krrë përçarjen e demokratëve, që në fakt janë përçarë qartazi me Berishën, por u mjafton t’u kujtojë shqiptarëve se kush po e drejton (sipas tij) opozitën në vend. Pra, Ramës dhe mazhorancës në rast të një fitoreje nuk është se i ka shërbyer as Lulzim Basha e aq më pak Roland Bejko por i ka shërbyer Sali Berisha dhe Ilir Meta. Emri i tyre në fletën e votimit është pasaporta më e mirë për të mbajtur Shqipërinë nën diktatin e Ramës. Vjedhjet dhe korrupsioni së bashku me minimin e demokracisë janë oferta më e mirë për të mbajtur Ramën në pushtet. Fusahta e Këlliçit më tej, shoqëruar me mungesën e frymës së grupit në kampin Berisha-Metaj është edhe më ndihmë për Ramën.

Pra është e qartë që edhe skema e ngecjes së fajit tek Partia Demokratike që po pengonte Berishën nuk po funksionon. Në këto kushte, i gjendur përballë një dështimi që mund t’i kushtojë Berishës edhe bashki që nuk kanë ndërruar kurrë krah, atij i duhet të sajojë alibinë për t’i mbijetuar thellësisht turpit më të madh historik që po i rezervohet nga epshi i tij konstant për psuhtet.

Sido që të shkojnë zgjedhjet e 14 majit, rezultati më shumë do jetë një bumerang për Sali Berishën dhe Ilir Metën se sa një goditje për Partinë Demokratike. Alibia e Berishës do të fokusohet për të gjetur kokën e turkut brenda koalicionit të tij qesharak dhe të korruptuar moralisht se sa në gjetjen e një fajtori real. Fundja shumica demokratëve nëse do të zgjedhin të qendrojnë në shtëpi do ta bëjnë këtë sepse Sali Berisha dhe Ilir Meta përfaqësojnë shumicën e korrupsionit të opozitës por jo shumicën e opozitës.

Artikulli paraprakMirela Karabina: 70% e qytetarëve nuk e duan këtë klasë politike! Pas 14 majit do të ketë riorganizim në PD
Artikulli tjetërAlibeaj prezanton kandidatët e PD për Këshillin Bashkiak Shkodër. Demokratët i përgjigjen