Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me demokratët e degës 11 në Laprakë, në mbështetje të kandidatit të PD-së, Roland Bejko për Bashkinë e Tiranës.
Gjatë fjalës së tij, Aliebaj hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se kërkon të përçajë Partinë Demokratike, teksa shtoi se duhen treguar non-gratar e vetë.
https://we.tl/t-3zivfrQcLM
FJALA E KRYETARIT TË PD, ENKELEJD ALIBEAJ, NË TAKIMIN ME DEMOKRATËT E DEGËS 11 NË LAPRAKË, NË MBËSHTETJE TË KANDIDATIT TË PD PËR TIRANËN, ROLAND BEJKO
Zonja dhe zotërinj, unë do kisha shumë dëshirë që t’ua jepja fjalën, gjeneralit, megjithatë modest siç është dhe punë shumë dhe duket nga pjeësmarrja juaj sot në këtë takim. Do të doja ta falënderoja së pari për angazhimin që ka pasur personal gjatë gjithë këaj kohe! Por mbi të gjitha do të doja të falënderoja gjithësecilin prej jush miq, vëllezër motra qëndrestarë, të rinj, më bëhet shumë qejfi që sot këtu ka kaq të rinj.
Në fakt është takimi I parë që shoh kaq shumë të rinj dhe për mua është vërtetë një emocion dhe një befasi e këndshme. Sepse në fakt, ajo është plaga më e madhe që po kap Shqipërinë ngado, është pikërisht largimi I të rinjve. Dhe ky është mëkapi më I madh, historik madje që po i ndodh Shqipërisë për shkak të regjimit të Edi Ramës.
Shumë I nderuar koleg, zoti Çollaku, zonja Karabina, e nderuara zonja Vladi, përfaqësues dhe drejtues të strukturave të kësaj dege e cila kaq shumë i ka dhënë Partisë Demokratike, kaq shumë është përpjekur për Partinë Demokratike dhe jo aq shumë është vlerësuar në fakt nga Partia Demokratike. E në fakt është gjithmonë koha që për njerëzit tanë, për njerëzit tanë ata të cilët kanë dhënë historikisht me mish e me shpirt për Partinë Demokratike, gjithmonë është koha për të drejtuar njëlloj ndjese. Unë për aq sa më përketë, gjithmonë, në çfarëdo lloj pozicioni që kam pasur dhe do kem e do ta kem këtë ndjesë për njerëzit, ata të cilët realisht Partinë Demokratike e kanë dashur me shpirt e me zemër dhe nuk janë afruar tek ajo. Nisur nga ideja që duke shkuar tek Partia Demokratike në ditë të mira të shkojnë me lugën në brez, e të marrin e të zhvasin diçka nga mundi dhe djerësa e të gjithë atyre njerëzve I kanë dhënë kësaj partie.
Miqtë e mi, ne do të jemi shumë të sinqertë me njëri-tjetrin. Në një moment të tillë siç është kjo e këtyre zgjedhjeve vendore të 14 najit, shumë të rëndësishme për ne por mbi të gjitha shumë të rëndësishme për Shqipërinë, është e udhës ku jemi pothuajse në mes të fushatës elektorale do të duhet të jemi të sinqertë me qytetarët e Tiranës, me qytetarët e Shqipërisë, ata të Laprakës . Sepse kam përshtypjen gjatë gjithë kësaj kohe që kemi qenë në politikë, sidomos këtë një vit e gjysmë, ajo se çfarë na ka munduar ka qenë e madhe. Përpjekje, luftë, sherr me njëri-tjetrin. Por unë dua të them dhe diçka tjetër. Përveç kësaj kohe të zezë që ka kaluar Partia Demokratike, kemi pasur dhe një gjë të mirë. Kemi fituar sot atë që nuk kemi pasur në 30 vite në Partinë Demokratike, të flasim hapur. Të flasim hapur e të flasim si njerë të lirë. Sepse nëse nuk jemi ne si njerëz të lirë që t’I themi gjërat ashtu siç I kemi menduar, ore t’I nxjerrim brengën tonë që kemi pasur në këto 32m 33 vite, nuk do të rrezatojmë asnjëherë besim tek qytetarët e Shqipërisë. E pra, kjo është një shumë e vogël, por shumë e rëndësishme në politikë. Do të duhet të dish e të kesh mundësinë të flasësh hapur. Dhe në fakt miqtë e mi demokratë, është koha që tani të bëjnë një lloj reflektimi të vogël para këtyre zgjedhjeve. Kemi qenë në sulm. Jemi nën agrsion. Agrsion jo të shkaktuar prej nesh, përkundrazi për faktin se kemi qëndruar gjithmonë aty ku demokratët kanë vendinm tek Partia Demokratike, rreth vlerave të Partisë Demokratike.
E në fakt jemi në një sulm nga tre persona: Rama, Berisha dhe Meta, bashkë, në marrëveshje me njëri-tjetrin. Në marrëveshje që dikur ka qenë okulte, e errët, duke ua hedhur demokratëve dhe shqiptarëve dhe tashmë kanë dalë hapur. Kjo trini e pashenjtë, Rama-Berisha-Meta, po e vijon sulmin që e nisën të tre së bashku ndaj Partisë Demokratike një vit e gjysmë më parë. Sulm I mirëkordinuar nga të tre. Haptzai dhe fshehurazi. Me media dhe para. Me kërcënime e me shantazhe. Se cili prej tyre është ati që refuzon të dalë në pension, se cili është biri planprishës dhe se cili është shpirti i pashenjtë, provoni t’I gjeni vet. Në fakt nuk do të gaboni në asnjë nga kombinacionet. Njëri kërkon ta shpopullojë Shqipërinë nga shqiptarët dhe deri tani ia ka dalë. Tjetri kërkon ta vjedh Shqipërinë akoma dhe akoma, ta vjedh. Mesa duket nuk ia ka dalë akoma, se ka vjedhur të gjithën. I treti kërkon të zbraz Partinë Demokratike nga demokratët, por nuk do t’ia dalë. Niqt e mi, demokratë, motra dhe vëllezër, gjendemi sot përballë një sfide po aq historike san ë vitin 1990. Kushtetuta e Partisë Deokratike, orientimi i saj euroatlantik, aleanca e shenjtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e zhvilluara europiane, vlerat themelore të lirisë dhe demokracisë po goditen pa pushim. Por ndryshe nga aleanca e tyre, aleanca jonë është e shënjtë. Dhe për ta mbrojtur këtë aleancë që ne e kemi me perëndimin, me euroatlantizmin, me NATO-n dhe Bashkimin Europian. Këtë aleancë e cila në fakt lindi Partia Demokratike dhe pa të cilën nuk mund të ketë dhe ska si të ketë Parti Demokratike, gjithë ne jemi ngritur t’I rezistojmë këtij sulmi të pashembullt, të paskrupullt, të papastër. Jemi ngritur me forcën e karakterit tonë si qytetarë, si atdhetarë, si demoratë, e do ta bëjmë këtë, e do ta çojmë deri në fund. Në emër të lirisë, e në emër të demokracisë.
Të mos harrojmë në këtë rrugëtimin tonë kaq të vështir, me kaq thika pas shpine, me kaq tradhti që I bëhet demokratëve, të mos harrojmë një gjë: armiku, kundërshtari, e keqja më e madhe e shqiptarëve, jo vetëm e demokratëve, është Edi Rama. Është regjimi I Edi Ramës dhe I gjithë satelitëve që I ka përreth. Shpopullimi, është vepër e tij. Ekonomia përtokë është vepër e tij, çmimet në kupë të qiellit, është vepër e tij, rendi dhe siguria që nuk ekzistojnë, është vepër e tij dhe s’ka se si të mos jenë vepra të tija. Ka lindur, është edukuar, është pjellë e diktaturës komuniste. Edukata familjare e tij dhe edukata politike e tij ka vetëm një synim. Të kënaqet duke parë të tjerët duke vuajtur e duke lënguar. Po ai është e keqja më e madhe dhe duket fare mirë që shumica dërrmuese e shqiptarëve, jo vetëm e demokratëve edhe këta pa parti, edhe ata gri, edhe socialistët e zhgënjyer sot kanë një emërues të përbashkët: të largohet një orë e më parë. Me mundësinë më të parë që u jepet.
Ama ka dy përsona, ka dy persona të cilët në këtë marrëdhënie të shoqërisë shqiptare, publikut shqiptar dhe nevojës për të largur një orë e më parë Edi Ramën, janë futur si fanti spathi në mes, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Nuk pritej, të paktën nga Sali Berisha, idhulli I demokratëve, dy herë president, dy herë kryeministër. Është futur në histori pikërisht prej mundit, djersës, sakrificës pse jo të shumë demokratëve. Dhe sot shpërblimi që po u jep demokratëve është pikërisht kjo, të përçajë demokratët, të ndaj demokratët, hidh helm mes demokratëve, e përse? Për një hall personal, për një hall personal që si u përbetua në 9 shtator në fakt, tha “ky është halli im, nuk do ta ndaj me demokratët, do ta zgjidh në mënyrë private. Po, burrit të shtetit kështu ia ka hija që të sillet. Pak kohë më pas, tha gjë tjetër: “një parti e cila nuk mbron liderin e saj, nuk meriton të ekzistojë”. Partia Demokratike nuk meriton të ekzistojë, për shkak të hallit personal të Sali Berishës?! Epo kjo është e papranueshme për to. Fyen inteligjencën e çdo demokrati që ka lënguar në këto vite nga 2013-ta e këtej, fyen të ardhmen tonë, fyen sakrificat e demokratëve. Asgjë personale nuk kam unë de asgjë personale nuk kanë kolegët e mi me të. Jo, jo. Kjo ishte arsyeja se përse nga 9 shtatori e këtej, qëndrimi ynë ishte po, ky: midis hallit personal kushdo qoftë ai, sado që të ketë marrë nga Partia Demokratike, sado që të jetë lartësuar nga demokratët, përkundër fatit të demokratëve, zgjidhet kjo e dyta. Zgjidhet kjo e dyta. Dhe jo vetëm kaq por ka shkuar më tej akoma. Ia shtrimë dorën që herët. Si na e ktheu? Në 8 janar erdhi na bëri presion fizik, jo ndaj selisë së Partisë Demokratike, ndaj demokratëve që donin ta ruanin partinë demokratike siç ajo ka lindur që në fillim, me ADN-në e saj ekzistenciale. Një parti e cila baza e vetme poltike e perëndimit dhe amerikanëve në Shqipëri.
Si na e ktheu në 30 prill kur I tham mos ço partinë në ndarje, mos krijo struktura paralele, se ja do vinte kjo ditë. Do vinte kjo ditë ku pëballë regjimit të Edi Ramës do të duhej të ishim të gjithë së bashku. Sepse një regjim mposhtet duke qenë së pari të gjithë së bashku. Duke lënë mënjanë çdo lloj divergjence që mund të kemi, sepse e keqja është kaq e madhe sa të gjithë do të duhej të ishim bashkë. Jo, bëj parti të rithemeluar. Parti të rithemeluar?! Parti të rithemeluar me Ilir Metën?! Me Ilir Metën e 2013-ës. Parti të rithemeluar, e tha pak Landi, që ka përçudnuar edhe vet simbolet e demokratëve. Shikoni se çfarë po u ndodh simboleve të demokratëve, ka filluar t’I tund edhe Ilir Meta. Në fakt, Ilir Metaj. Jo vetëm kaq, por se, unë nuk jam nga ata që ta kem zakon të merrem edhe me kandidatët e tjerë dhe aspak dhe ua këshilloj dhe ju të mos merremi aspak në aspektin personal. Por nuk mund ta pranoj dot që kandidati, siç Landi thotë, çiraku I Metajt dhe Berishës , I gjetur dhe ai në një tufë laramane blu dhe e kuqe, aq shumë është bërë konfuz, aq shumë e ka humbur busullën, se domosdo kur hyn në shtëpinë e Ilir Metës, a të Lirisë, a të LSI-së quajeni si të doni tashmë je konventuar në një fe tjetër politike, nuk je më demokrat. Ke shkuar te shtëpia e pazarxhinjve politikë dhe thjesht dhe vetëm ke pranuar vlerat që ata kanë, pazarin politik. Ndaj edhe përçudnojnë simbole dhe nuk njohin as parime. E pram e ka përçudnuar këtë symbol me dy gishta që nuk simbolizojnë siç ai përdor, as lirinë, as demokracinë. Pse? Sepse liria dhe demokracia nuk kanë vend në një aleancë. Se e tillë është, një aleancë anti-amerikane, anti-britanike, anti-europiane, anti-demokratike, anti-perëndimore, anti-shqiptare është në një analizë të fundit. Në aleancën Meta dhe Berisha, ka vetëm vend për gjeste anti-politike, anti-qytetare dhe anti-qesharake. Në fakt, siç ne e kemi vuajtur, e duhet ta themi me zërin lartë nga Ilir Metaj.
Unë jam dakord, korrupsioni është problem më I madh që ka sot shteti shqiptar, në qendër dhe në bazë, kudo. E vetmja gjë, I vetmi frymëzim me të cilin Edi Rama ka ngritur nga 2013-ta shtetin, është vetëm korrupsioni. Nuk ka shtetar, pushtetar, sipër e në bazë që kur ngrihet në mëngjes nisen vetëm me idenë, sa do vjedh sot, sa do vjedh sot e sa do sjell në shtëpi. Ndaj jam dakord, po, korruspioni meriton të gjitha, por nuk luftohet ashtu, me gjeste siç kandidati I tyre përdor. Jo! Do të luftosh korrupsionin kundër Ramës? E thjesht, duhet të gjesh guximin dhe t’ia tregosh Ramës non gratat e veta, Tom Doshin, Aqif Rakipin, Vangjush Dakon. Po, po ky është guxim. Po që të kesh këtë guxim, duhet të kesh diçka tjetër, të shohësh mos të bie gjë nga vetja. Do të luftosh korrupsionin duke treguar non gratat, duhet t’I thuash të gjitha. Tom Dosh, Aqif Rakip, Vangjush Dako, Sali Berisha. Kjo është mënyra se si njerëzit të besojnë dhe kuptojnë që je në politikë jo për lojë e për t’I shërbyer dikujt, por je për qytetarët. Do të luftosh korrupsionin, po gjëja e parë që duhet të bësh teksa Lufton korrupsionin, do të duhet t’ia numërosh të gjitha. T’ia numërosh Sajmir Tahirin, Edi Ramës, është është në burg. T’ia numërosh Lefter Kokën që është në burg, Edi Ramës, t’ia numërosh Alqi Bllakon, t’ia numërosh Arben Ahmetajn. Por do të duhet t’ia numërosh edhe diçka tjetër, atë që sheh nga vetja. Shih ç’po ndodh mes tyre. Gara më e madhe mes kësaj tresheje është kjo: kush shkon I pari në SPAK. Frika më e madhe që kanë të tre është frika nga SPAK-u. A po thërret SPAK-u ministrat e Ramës, ministra e deputetë, a po thërret SPAK-u kësaj radhe përfaqësuesit e Ilir Metaës, a po thërret SPAK-u kësaj radhe, përfaqësuesit e Sali Berishës.
Do të luftosh korrupsionin, do të tregosh se sa I besueshëm je tek njerëzit? Po mos ik nga parlamenti kur Edi Rama vjen e të kërcënon, e të shantazhon, e të thotë: kujdes Sali Berisha se është një person me shkronjën Z, një person ne inicialet M.L dhe një person me inicialet Y. Dhe ikën si lepur na parlamenti duke e mbyllur gojën. Pranon shantazhin e Edi Ramës dhe del ti e t luftosh korrupsionin, e t’u mbushësh mendjen njerëzve. Po pse budallenj janë demokratët e shqiptarët, nuk e dinë se çfarë ka ndodhur në këto 30 vite? Jo! E kjo është të jesh I besueshëm tek shqiptarët. E pra, do tit ë luftosh korrupsionin e shkon dhe futesh në sqetullën e Ilir Metajt?! Në 2013-ën, kush e pruri Edi Ramën në qeverisje. Në 2013-ën, Edi Rama, të majtët, pinjollët e komunizmit morën vetëm 64 mandate. 65 kishin marrë në 2009-ën. Pra, nuk kishte shans teorik dhe as mbështetje nga njerëzit që të vinin në qeverisje. Ishte vetëm trafikimi I votave dhe I mandateve me bekimin e Sali Berishës që shkoi dhe ia dha. Ia dha mundësinë Edi Ramës që të vinte në qeverisje dhe ta sillte vendin në këtë derexhe. S’duhet ta harrojmë ne historinë. Nga historia do të duhet të mësojmë, do të duhet të mësojmë. E pra, ai që trafikoi në fakt votat në 2013-ën, na del sot në krah të Sali Berishës dhe jepet si shpëtimtar I demokratëve. Jo vetëm kaq, por merren edhe një pjesë demokratësh, për të cilën kam vetëm keqardhje, të keqinformuar, të keqpërdorur, të nashtruarm të manipuluar dhe merren dhe çohen si një trofem si një plaçkë tek shtëpia e Ilir Metajt. Dhe ky është mëkat I madh. Ky është mëkat I madh.
Historia do ta tregojë, historia do të na japi të drejt, historia do t’I gjykojë për atë se çfarë ndodh. Porn ë fakt ky është momenti më I keq dhe më delikat për Partinë Demokratike. Se çfarë bëmë ne? I dhamë dorën mo. Pavarësisht se na sulmoi në 8 janar, pavarësisht se e refuzoi 30 prilli, pavarësisht se tha do dalim me një kandidat unik për demokratët, pse kujtoni ju se ishte e leht dhe për ne, jo, jo nuk ishte e lehtë. Aspak e leht dhe nuk ishte aspak politike, ua them unë, por përkundër interest të madh, nevojës së madhe të shqiptarëve për të rrëzuar regjimin, ne do të duhej të gëlltisnim dhe t’I shtrinim dorën të dilnim me një kandidat unik. Madje në 3 mars, edhe kur mbaroi ai gjyq që na mbajti zvarr Edi Rama, që fërkonte barkun. Fërkonte barkun Edi Rama, fërkonte barkun dhe Sali Berisha, madje dhe në atë moment prap I shtrimë dorën ne një kusht të vetëm: për të dalë tek kjo sigël. Kandidatët e primareve, e dimë se si dolën kandidatët e primareve, pa u bërë primare, ne e dinim se kush ishin kandidatët, ata të dilnin dhe të nderonin mbi të gjitha këtë sigël. Zero. Shkoi u fut në brekushet e Ilir Metës. Epo ky është mëkati më I madhe politik ndaj të cilit kemi mbajtur këtë qëndrim. Këtë ka bërë pra, Sali Berisha. Dhe sot e kuptojmë fare qartë. Sot e kuptojmë shumë qartë se cili është synimi I tij: kërkon të zhduk Partinë Demokratike, kërkon të zhduk dhe atë që mbetet prej saj, ta marrë e ta bashkojë me foltoristët që I shkojnë nga pas, të gënjyer ose të lidhur me interesa korruptive me Sali Berishën, për ta përdorur si bunker antiamerikan në Shqipëri. Për tu thënë nesër partnerëve amerikan, britanik dhe europian që e djatha shqiptare është e gjitha pas kurrizot të tij. Ska tjetër është ai dhe ska tjetër në këtë vend. Kjo është ajo që synon ai, nuk i intereson fitorja.
Po t’i interesonte fitorja, gjëja e parë në emër të demokratëve do duhet të thoshte të bëhemi mënjane, te nxjerrim një emër te përbashkët si kandidat, mund të ishte dhe Belindi, ua them me garanci të plotë, une, ky zotëria, Land Bejko do të ishim të gjithe pas tij. Jo per te, për të mirën e demokratëve, shqiptarëve. Nuk e pranoi dhe ne nuk jemi pishman fare për qëndrimet që kemi mbajtur. E di që ndoshta në syte mund të jemi treguar dhe pak të dobët se zgjat dorën, përgjerohu, bëj gjithçka, megjithatë kjo eshtë përgjegjshmëri politike. Ta eksplorosh deri në pikë të fundit mundësinë për të mos i shkaktuar keq demorkatëve dhe shqiptarëve. Shikoni cpo ndodh në fushatë me Edi Ramën. Vetem përpara kurrë mbrapa. Përpara Shqipëri dhe shpopullohu, përpara shqiperi dhe plasin bombat dhe minat dhe vrasjet mes Tiranës, perpara Shqiperi me çmimet ne kupë të qiellit, përpara Shqipëri pa shtet. Pra shih se cfarë qeverisje ka bërë ai sot. E megjithatë shiko se çfarë bën. Vetëm perpara dhe jo mbrapa duke nxjerrë vetem Berishën dhe Metën. Është cinike, por kaq diabolik ështe Edi Rama sa e ka gjetur, po me këta të dy i mund gjithmone. Mundi Berishën ne 2013, mundi Berishën dhe Metën në 2021 dhe kaq pak inteligjencë dhe mundësi kemi me që të shikojme realitetin që po ti vesh përballë 2 fosile politike ai fiton sepse përdor të gjitha mjetet. Kjo eshte zgjidhja që kemi bërë. I ka folur subkoshienca atij. Me ata të dy është gjithë kohës në pushtet. Prandaj është detyrimi ynë për ti dhënë një tjetër alternativë Shqiperisë. Ky koalicioni laraman Berisha Meta, ndryshimi ështe në dorën tuaj e me këtë edhe pse nuk e thonë e nënkuptojnë se ndryshimi nuk është në dorën e tyre dhe as që e kanë në plan ndryshimin politik. Berisha ka 3 motive dhe nga të tre asnjeri nuk është ne interes të demokratëve. Së pari kërkon ta kthejë PD në një bunker antiamerikan për të mbrojtur nga veprimi i drejtesisë nga akuzat që i jane bërë nga aleatët tane te mëdhej, amerikan dhe britanik që e kanë shpallur non grata, për minim të demokracisë dhe per korrupsion masiv. Kërkon një mburoje per tu mbrojtur nga këto akuza. Së dyti kerkon monopolin e opozitës, duke i dhënë oksigjen partise se Edi Ramës sepse dhe pas 33 vitesh të Berishës dhe Metës bëjnë që te duket alternativë Edi Rama, provojmë që mos të jetë as Berisha dhe as Rama dje do të kuptoni që ky do jetë fundi i Edi Ramës.
Këtë kërkojmë ne ky është synimi i ynë. Dhe së treti sulmon PD për te krijuar nje lëvizje antiamerikane në Shqipëri. E quan lëvizjen e tij sovranizëm, sovranist i madh ky. Përdor sloganin Shqipërisë i dalim zot. Kunder kujt i del zot ti, kunder amerikanëve. Ata që ne 99 ishin ata qe na dolën zot ne, vëllezërve dhe motrave tona në Kosovë. Askush tjetër, tek shihnin sesi dergjeshin nën sulmet serbe e ruse, vëllezërit tane dolën ushtarët e Blinkenit për ta sjellë ne aktualitet. Dhe sot e kemi detyrim ne, mirënjohje sepse kjo është një nga vlerat me te mëdha qe kanë shqiptarët, mirënjohje per mikun qe të ndodhet në momente të keqija. E pra, ne jemi demokratë dhe kemi qendruar dhe rezistuar. Demokratë euroatlantikë. Dhe do ti qendrojmë këtij sulmi këtu ne Laprake, Tiranë dhe gjithë Shqiperinë per ta berë PD ne parti fituese dhe një parti e rrotacionit politik ne 2025. Duhet të jem i sinqerte me ju, sot ky është vetëm një gur themeli për atë që po kalojmë, në momente të këqija për ne, por kemi treguar dhe kemi fituar vendosmërinë, qëndrueshmërinë, rezistencën, flasim hapur dhe ne fakt shqiptarët duan pikërisht këte. Sot është momenti kur starton nje PD tjetër, parti demokratike reale. Një e djathtë që e ka për nder ti shërbejë dhe ti respektojë të përndjekurit, pronaret, biznesin e mesëm, të rinjte. E pra kjo është ajo që ne imagjinojme dhe pas 15 Majit ështe detyrimi ynë, i të gjithëve që të gjithë atë lengatë, atë dhimbje atë rezistencë, ta shnderrojmë në një alternative për PD që funksionon lirshem, që nuk është parti e kryetarit qe nuk ështe parti e idhullit, që nuk qëndron pas një personi të vetëm kushdo qoftë ai.
Një parti ku te gjithë njerëzit e lirë, të punes, te ndershem te sakrificës, ta gjejnë vetën e tyrë. Ky ështe detyrimi që kemi ne. Doja te ju falenderoja të gjithë ju, për gjithcka qe keni bërë në këte një vit e gjysëm dhe e kemi bërë këtë si detyrim, respekt ndaj vetes. E kemi bërë si respekt ndaj PD. Po mos harroni që historia do të shkruhet dhe ajo që kemi bërë në nje vit e gjysëm, 2 vite është shërbimi më i madh qe i kemi bërë Shqiperisë. Nuk jemi vetëm, kemi në krah 2 aleatët më të rëndesishem, ato që përcaktojnë fare mire se ku do të shkojë qeverisja dhe në 2025 ku ne aspirojmë që ne do të jemi forca qeverisëse. E para qytetatët e ndershëm të këtij vendi janë shumë, ata që nuk shkojne te votojnë as Ramën, as Berishën, as Metajn po rrinë atjenë shtëpi sepse nuk iu thonë asgjë asnjëri nga këto të tre dhe së dyti të mos harrojmë. Kemi aleatët tane perëndimor, i kemi ne me vete. Ata duan qe politika të jetë e ndershme, ku korrupsioni të mos ketë vend. Dhe ne që jemi këtu tek PD as më te voglën shenjë korrupsioni nuk e gjen edhe kur kemi qenë në qeverisje nuk kemi. Ne u flasim shqiptarëve me ballin lart. Ne jemi ata të cilët dimë te rezistojmë, dimë te qëndrojmë, nuk shantazhohemi, nuk friksohemi dhe e di përse. Sepse jemi te pakapur. Se sitemi i vjeter i Rames, Berishes dhe Metajt i përdor të gjitha kapjet. Frikën shantazhin presionin blerjen. Jo ne këtu na vijnë anash. E pra kjo ështe ajo cka une miqt e mi e shoh me shume kenaqesi, do testohet tani. Në zgjedhjet e 14 majit, do duhet të dalim para qytetarëve të ndershëm. Me ata e kemi sfidën, se kemi sfidën me dinosaurët e politikës. Ata historia do ti marrë me vete. Ne do shohim nga e ardhmja dhe do të fillojmë ta ndërtojmë që sot . Shumë faleminderit për ketë pritje. Zoti bekoftë demokratët, Zoti bekoftë PD.