Nga Sidi Hasanaj
Disa të vërteta të mëdha që duhen thënë për Roland Bejkon dhe detyrimi për një falenderim special për të!
Rolandin e kam njohur nga afër pak javë më parë, kur ju bashkova me mundësitë e mia fushatës së tij.
Në pak javë pranë Rolandit kam mësuar shumë!
Rolandi më vërtetoi se Morali i një personi rëndon shumë më shumë se pushteti ekonomik dhe politik i dikujt tjetër, “Asgjë nuk mund të jetë politikisht e drejtë, nëse është Moralisht e gabuar” ka thënë Daniel O’conell… Rolandi ma ka ngulitur këtë ide!
E vërteta është që Roland Bejko NUK ka një parti nga mbrapa që e mbështet… sado e rëndë të tingëllojë kjo është e vërteta! Nuk ka degë të strukturuara me kryetarë, anëtarë, e deri te grup seksionet që janë qeliza më e vogël funksionale e një partie! Doni të vërtetën? NUK I KA.
Rolandi nuk ka analistë të pasuruar nga pushtet e 33 viteve, që kanë si aset kohën televizive më të çmuar në tv tona. Rolandin ose e ftojnë në orën 5 të pasdrekës ose në orën 11 të natës… në orën 21:00 thjeshtë e sulmojnë me gjithë arsenalin e gënjeshtrave çakejtë e medias… me urdhër të Oligarkëve pronarë të tyre!
E vërteta është që Rolandi po bën fushatë të financuar nga… paga e tij si kryefamiljarë dhe s‘ka jo miliona por as pak mijëra € për të organizuar takime dhe altivitete të tjera!
Por Rolandi të inspiron dhe të motivon me “varfërinë” e tij të pushtetit politiko-ekonomikë dhe pasurinë e tij të madhe karakterin dhe mençurinë!
Nuk ka as Samir Mane, B.Ulaj, Kastrat ta fryjë me miliona… por ka integritetin dhe kurajon ti denoncojë krimet dhe aferat e tyre të korrupsionit!
Nuk ka as të fortët e pushtetit, por as ato celula krimi që mbështesin Berishën… por ka vendosmërinë të shkojë me duar në xhep në çdo lagje dhe rrugicë të Tiranës, të artikulojë idetë e tij!
Nuk ka… nuk ka… nuk ka shuuumë instrumenta esencialë të të bërit politikë, POR ka shumë gjëra të tjera që nuk blihen dot as me para as me ofiqe:
Roland Bejko ka integritetin maksimal, një familje të mrekullueshme, një shoqëri të sinqertë dhe të bazuar në vyrtete… ka dashurinë për PD dhe të djathtën, ka dhjetëra e qindra njerëz që i janë bashkuar kundër interesit personal duke i dalë ballë hapur kundër Pushtetit të PS dhe hordhive të dhunshme të Berishës dhe Metës!
I janë bashkuar Rolandit për ideale, për një ëndërr:
Shqipëria të ndahet nga errësira 33 vjeçare e korrupsionit dhe varfërisë, por të bëhet një Shtet me institucione dhe demokraci Perëndimore!
Rolandi ëndërron të bëj atdheun një vend të dashur për këdo… dhe po lufton me forcën e arsyes dhe karakterit për këtë ëndërr!
Roland Bejko po më vërteton që mirësia, fisnikëria dhe karakteri mund të çajnë në mes një det të madh me oligarkë, politikej, diktatorucë arkaik, me vemje mediatike….
Fytyra njerëzore e politikanit të thjeshtë, që po prek çdo ditë e më shumë zemrat e qytetarëve dhe zemrën time! Falemnderit Roland! Falemnderit vëlla!