“I papërgjegjshmi” Rama dhe propaganda me “Shëndetësinë falas”

Albana VOKSHI

Nga New Yorku, turisti Edi Rama na foli për ato që ai i quan “arritje në shëndetësi”.
Foli nga New Yorku, ku ka hapur ekspozitë të skicave të tij me paratë e Vilma Nushit, me paratë e shëndetit të shqiptarëve.
Nga suita e tij shumë luksoze, shumë e shtrenjtë në New York, “i papërgjegjshmi” Kryeministër, bën propagandë për dështimin e tij më të madh, “shëndetësinë falas”, ndërkohë që tërë vendi është i përmbytur dhe mijëra familje, burra, gra e fëmijë i ka lënë në mëshirë të fatit.
Asnjë video, nuk e fsheh të vërtetën e shëndetësisë në vend. Asnjë sajesë nuk fsheh dot humbjen e jetës së 6 pacientëve me HIV/AIDS për mungesë barnash. Asnjë postim nuk fsheh dot vuajtjen e pacientëve me kancer apo dhembjen e familjarëve të tyre që i ka lënë pa kurim apo ‎ata mijëra të tjerë që enden vuajtshëm spitaleve që i ka lënë si në gjendje lufte.
Rama ndau me klientët e tij mbi 320 milionë euro për koncesionet në shëndetësi, ndërkohë që spitalet janë në ditën më të keqe, nuk ka ilaçe, nuk kanë shtretër, mungojnë mjetet bazike.
Shëndetësia u ka kushtuar shumë shqiptarëve këto 3 vite, ndërkohë që u bë biznesi më fitimprurës për Ramën-Beqën e klientët e tyre.
E më shumë do t’u kushtojë, pasi koncesione të tjera klienteliste në shëndetësi ka planifikuar Rama në buxhetin 2017.
Ditë më të zeza do vijnë për shëndetësinë.

Artikulli paraprakE ardhmja e afërt e Shqipërisë dhe shqiptarëve
Artikulli tjetërKombëtarja kapitullon!