Alibeaj: Shoqëria duhet ta largojë me neveri mentalitetin berishist!

Kreu i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj akuzon Sali Berishën për gjendjen ku ndodhet forca politike sot.

Alibeaj tha se PD nuk mund të ketë sot kandidatë në 61 bashki të vendit, dhe kjo për shkak të kaosit që Sali Berisha bëri për gati një vit e gjysmë.

Alibeaj tha se mentaliteti berishist do të duhet të largohet me neveri nga qytetarët.

“Është mentaliteti berishist, ai që flet dhe të gjithë duhet të dëgjojnë, është pikërisht kjo që shoqëria duhet ta largojë me neveri. E mori partinë, e çoi te Ilir Meta”, tha Alibeaj në emisionin “Opinion”.

Alibeaj u shpreh se PD do të vijojë misionin e saj politik edhe nëse nuk merr rezultat pozitiv në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Artikulli paraprakShpërndau 1 milion euro për fushatën e PD, Alibeaj: KQZ nuk ka dhënë asnjë lek
Artikulli tjetërBejko takon ish-zyrtarin e Bashkisë Berat: Së bashku bëmë të mundur futjen e Beratit në UNESCO