Bejko e nis ditën me artistin dhe intelektualin, Krenar Zejno: Tiranës i duhet një zhvillim i qëndrueshëm, jo dalldi kullash.

Kandidati i PD per Tiranen, Roland Bejko e nisi diten me nje takim me artistin Krenar Zejno. Se bashku ndane idene e perbashket se Tirana ka nevoje per zhvillim te qendrueshem, jo ndertimi i kullave vend e pa vend, duke uzurpuar hapesirat publike. Me poshte statusi i tij ne rrjete sociale.

Sot mëngjesi nisi në mënyrën më të bukur.

Kam takuar në kafe Roma, dy miqtë e mi, Krenar Zejnon dhe Xhojsin, qenin më inteligjent të Tiranës.

Qyteti nuk do kish kuptim nëse në të nuk do jetonin personazhe si Krenari dhe Xhojsi, kuratori i Galerisë Zenit, shkrimtar, botues, biolog dhe aktivist shoqëror.

Unë i dhurova Krenarit programin tim për Tiranën.

Ai më dhuroi librin e tij të fundit me poezi.

Me Krenarin ramë dakord se qytetit i duhen kullat, por ato duhet të vendosen si fjala në poezi, në vendin e duhur që t’i japin kuptim qytetit, si fjala poetike, vargut.

Xhojsi, e ka marrë këtë emër nga shkrimtari James Joyce (Xheims Xhois) autori i Uliksit.

Ai thotë se edhe po u shemb Dublini, nuk do ketë asnjë problem, sepse kushdo mund ta rindërtojë identik siç ka qenë duke u nisur nga romani i tij Uliksi.

Ndërsa Tirana, po u shemb, siç po shqepen kodrat e liqenit nga babëzia e ndërtimeve, liqenin dhe Tiranën i humbasim për gjithmonë.

#Voto6 #VotoPD9 #VotoRolandBejko
#FrymemarrjeperTiranen
#FrymemarrjeperShqiperine #ZgjidhPartineDemokratike #Demokratëtjanëbashkë #EardhmjaështëPD

Artikulli paraprakPD, Alibeaj ‘skanon’ partinë një javë para zgjedhjeve
Artikulli tjetërKLP promovon anëtarët e tij, ligji ndalon lëvizjet edhe 3 vite pas mbarimit të mandatit