Bejko shpalos planin e detajuar, si do të zgjidh çështjen e trafikut në Tiranë

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë, Roland Bejko shpalosi planin e detajuar, si do të zgjidh çështjen e trafikut në Tiranë. Bejko tha në një intervistë për Euronews Albania se Tirana e vërtetë nuk është ajo që paraqet Erion Veliaj në klipe.

Ai u shpreh se Tirana rurale është lënë në harresë ndërsa ajo urbane është betonizuar.

Bejko tregoi planin e PD për të zgjidhur problemin e trafikut në Tiranë, që përfshin 5 parkime mbi dhe nëntokësore në 5 hyrjet e Tiranës, taksim për makinat që duan të hyjnë në Tiranë dhe karta e rezidentit për vendasit.

“40 mijë mjete vijnë në Tiranë çdo ditë, do ndërtojmë 5 parkime nën dhe mbitokësore dhe nga aty më pas njerëzit mund të lëvizin me një autobus ekspres për në Tiranë siç ndodh në metropolet e Evropës. Të ardhurit do ta kenë më të vështirë të futen në Tiranë se do të taksohen. Trafiku zgjidhet në origjinë, aty ku fillon”, tha Bejko.

Artikulli paraprakSi na paralajmëroi Sokol Olldashi për Ilir Metën!
Artikulli tjetërDega 7 në Tiranë fushatë për Bejkon dhe PD: PD forcë kryesore e së djathtës shqiptare