Ndonëse në Vlorë Partia Demokratike nuk ka kandidatë, kryetari Enkelejd Alibeaj zhvilloi këtë të diel takimin elektoral me mbështetësit.
Nga qyteti jugor, Alibeaj përsëriti akuzat për Sali Berishën, për të cilin thotë se ka zaptuar selinë blu. “Ajo atje është shtëpia e skllavërisë”, shtoi kryedemokrati.
“Sali Berisha e ka zaptuar selinë e Partisë Demokratike, ia pranuam dhe këtë, për hir të nevojës së demokratëve për të dalë të bashkuar në zgjedhje. Por Sali Berisha nuk jep, ai di vetëm të marrë. Demokratët i kanë dhënë shumë, i kanë dhënë tepër, e kanë bërë dy herë president, e kanë bërë dy herë kryeministër. Në këmbim, Sali Berisha ua refuzoi demokratëve me qëndrimin e tij, mundësinë për të marrë pushtetin në të paktën gjysmën e bashkive të vendit dhe duke çuar kështu Partinë Demokratike të bashkuar. Të bashkohej rreth kandidatëve unik në zgjedhje. Duket pra, Sali Berisha nuk jep, vetëm merr. Ai kërkon t’i marrë me vete të gjithë demokratët dhe t’i çojë nën sqetullën e hallexhiut tjetër Ilir Metaj. Për t’i çuar demokratët tek shtëpia e skllavërisë. Ajo atje është shtëpia e skllavërisë. Unë pyes, përse? Sepse hallexhinjtë janë bërë bashkë për t’u mbrojtur nga drejtësia dhe Amerika”.
Për të shkruar drejt Perëndimit, shtoi Alibeaj, lideri historik i PD-së duhet të largohet.
“Do të shkojnë në lindje apo në perëndim. A duan ta sakrifikojnë partinë për kryetarin, apo ta mbajnë pa atë ish-kryetarin, liderin historik dhe ta sjellin PD në qeverisje. A duan Berishizmin apo euroatlantizmin. Unë di fare mire, se si ka qene PD këtu 10-12 vite më parë se ka qenë i deleguar dhe shoh vetëm fytyra të reja, njerëz të rinj që duan Vlorën që janë patriot. E kuptojnë që ndarja është e madhe. Duam Euroatlantizmin sepse duam Shqipërinë, duam të ardhmen, perëndimin, duam Vlorën, duam familjet tona. Kjo është ndarja madhe që kemi bërë sot. Ndaj miq doja të ju falenderoja nga zemra për këtë pritje, por mbi të gjitha për entuziazmin dhe frymën e re që i ka munguar PD”.May be an image of 5 people and crowd