Sali Berisha ka gjetur edhe në jug të vendit një indiferentizëm dhhe braktisje të qytetarëve. Në turin elektoral që po zhvillon në Fier, Patos e Roskovec, Berisha ka zhvilluar tubim vetëm me pak vetë, ndërkohë që në videot live që i shpërndan për televizione ka një imazh të trukuar. Por në foton gjithçka është krejt ndryshe.
Pas Kamzës, Lushnjës dhe Kukësit, Fieri është qyteti i tretë që ka braktisur Sali Berishën në këtë fushatë elektorale.
Në Kukës përkundër nga çfarë mendohet, si bastion i së djathtës, këtë herë Berisha nuk ka mundur të mbledhë më shumë se disa dhjetëra njerëz në sheshin kryesor.
Kujtojmë se edhe në fjalimet që Berisha ka mbajtur në Kamëz dhe Lushnjë në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit, është vënë re një numër shumë i vogël njerëzish që kanë ndjekur fjalën e kreut të Rithemelimit