Deputetja e PD, znj Dhurata Çupi, mori pjesë ne Konferencen Rajonale te Institutit Republikan ne Budva, ku mes lidereve te rajonit u diskutua ceshtje si zhvillimi ekonomik dhe korrupsioni ne vendet e Ballkanit. Gjate fjales se saj ne Konference, znj Cupi u shpreh se fenomeni i shpopullimit ne Shqiperi, nuk duhet pare thjesht si rrjedhoje e keqesimit te ekonomise, por edhe si shkak i korrupsionit masiv qe fillon me rangjet e uleta te administrates, per te mbaruar ne qarqet e larta te shtetit shqiptar. Me poshte statusi i saj ne rrjete sociale.
Jo vetëm ekonomia por edhe korrupsioni nxit shpopullimin.
Korrupsioni dhe mungesa e besimit te sistemi drejtësisë janë fenomene që i bashkangjiten gjendjes ekonomike që detyrojnë largimet masive. Këto ishin fokusi i diskutimeve në Konferencën mbi luftën kundër Korrupsionit dhe forcimin e demokracive ne vendet e rajonit, të organizuar nga IRI, në Budva.
Në Shqipëri fenomeni i shpopullimit është kthyer në një ‘sëmundje të keqe’ që gërryen rininë, kategorinë më vitale të shoqërisë. Referuar diskutimeve të konferencës se korrupsioni dhe ekonomia nxisin largimet, në shqipëri këto dy problematika janë shumë herë më prezente.
Me Presidentin e sapozgjedhur të Malit të Zi, Kryeministrin Dritan Abazoviç, dhe politikanë të rajonit, e e nderuar të përfaqësoj Shqipërinë bashkë me Joridën ! E ftuar nga Instituti Republikan Amerikan.