Demokratët e Korçës e kanë të qartë se në 14 maj, e vetmja alternativë e djathtë është Partia Demokratike. Prandaj nga Korça i bëmë thirrje demokratëve korçarë dhe gjithë Shqipërisë, për të votuar masivisht numrin 9, Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Vota për Partinë Demokratike në 14 maj, është një votë që shikon drejt të ardhmes të së djathtës shqiptare. Ç’do votë për alterantivat e tjera, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike, është një votë që na çon në të shkuarën. Demokratët e Korçës ishin të vetëdijshëm për rëndësinë që kanë zgjedhjet e 14 majit për Partinë Demokratike.
Me gjithë vështirësitë që ka kaluar Partia Demokratike në vitin e fundit, ne jemi të vendosur për ta ringritur atë më të fortë se më parë. Për këtë qëllim lipset kontributi i gjithësecilit që kërkon një parti më demokratike, më parimore dhe më të drejtë. I falënderoj demokratët e Korçës, të cilët nuk heqin dorë asnjëherë nga bindjet dhe nga vlerat e tyre. Me demokratë të tillë, e ardhmja e kësaj partie është e sigurtë.
Pengesat nuk na stepin aspak. Përkundrazi, na bëjnë më të fortë për të vazhduar në rrugën tonë të përbashkët. Ruga jonë e përbashkët ka vetëm një qëllim: Krijimin e një të djathte moderne dhe eurotalantike. Një e djathtë e cila i shërben interesit të qytetareve dhe të Shqipërisë. Jam besimplotë se do tja dalim falë kontributit të gjithësecilit prej jush.