Shitblerje vote në mes të Tiranës, njerëzit e Berisha-Meta nuk ndalet para asgjëje

Kristo Agalliu, 52 vjeç, banues në Tiranë u vu në pranga dhe Agron Duraj, 61 vjeç, banues në Tiranë u vu nën hetim pas publikimit të një videoje ku komunikonin për shit-blerje votash.

Euronews Albania ka siguruar videon ku shihet 61-vjeçari Duraj teksa komunikon në telefon me shtetasin Kristo Agalliu.

“100 mijë lekë është turp. Ja marrim por është turp 100 mijë lekë. Ti 2 vota ke, unë kam 4 vota. Po mirë unë kam makinë vetë, ç’e dua makinën atje. Të më hedhë karburantin ai. E ul pazarin nga e keqja. 100 mijë lekë dhe 50 mijë lekë naftë. Pazari i fundit”, dëgjohet teksa thotë Duraj.

Sipas burimeve nga policia e Tiranës, bëhet fjalë për shit-blerje votash për koalicionin “Bashkë fitojmë”. Ndaj shtetasi Agron Duraj ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

Artikulli paraprakYuri Kim: Reforma në drejtësi po funksionon, kundërshtarët do të donin që të dështonte
Artikulli tjetërKandidatja e PD për Fierin, Eriselda Çelaj, takim në lagjen 1 Maj, ne Fier: Fieri voton Partine Demokratike!