Të kërkosh alibinë e 14 majit

Sali Berisha u premtoi shqiptarëve videot orgji të McGonigal por harroi ti publikonte dhe kjo mbase i frikësuar nga fjalimi Ramës me subjekt personin Z.

Për ti ikur kësaj dhe mbi të gjitha për ti ikur debatit real për zgjedhjet e 14 majit ka nisur telenovelën e radhës: videon e takimeve Basha-Balla.

Në studion e televizionit të tij personal, ka vendosur të aplikojë praktikën e spiunëve si për të jetësuar me turp ortakërinë me Ilir Metën e dosjes së Sigurimit. Kështu me një gur vret dy zogj; edhe turpërimin e 14 majit por edhe spiunllëkun.

Prej vitesh Berisha ëahtë përpjekur që të kontrollojë njerëzit e tij përmes spiunëve dhe departamentit të përgjimeve që ka ngritur në tarafin e tij. I ndjek nga pas duke i spiunuar me kë rrinë, me kë flenë, me kë hanë dhe pijnë, aq sa dikur i spiunonte dhe kur hynin në Ambasadën Amerikane.

Kjo ka qenë arsyeja përse atij i ka funksionuar shantazhi dhe shpifja pasi përherë njerëzit kanë qenë të atakueshëm!

Kësaj radhe shantazhin e ka për alibi sepse i duhet të justifikojë humbjen e tij dhe ka nisur të mendojë si do ta mbushë turpin e humbjes me llafe pazari.

I duhet si përherë një video dhe disa tellallë që në fund të fushatës në vend të merren me zgjedhjet rikthehen të merren me Bashën.

Duke u marrë me të, humbasin kohën e të gjithëve atyre që duan ndryshimin me shpresën që të mbjellin farën e ndarjes dhe përçarjes kudo. Vetëm kështu Berisha dhe Meta por edhe surrogatët e tyre do të mund të mbajnë alibinë e poshtërimit duke i gënjyer demokratët se vetëm ato janë shpëtimi!

Në kushtet kur gara po bëhet e nxehtë në Shkodër apo diku gjetkë, Doktorit i duhet një video që të shpjegojë përse nuk ka më asnjë kalë beteje ndërsa takimet e tij janë si vaki elektorale.

Një video mund ta shpëtojë atë megjithëse kur në tavolinë iu vendos video Prifti-Meta që bëhej pazari 7% të ndyrë qe Doktor Berisha që e denoncoi si shantazh ndërsa gjykata “sovraniste” e tij e denoncoi si të sajuar dhe pavlefshme.

Sot i duhet një video të shpëtojë veten nga burgu duke mbajtur me rrena disa demokratë që ende do besojnë tek madhështia e doktorit dhe Metës pas turpërimit në 14 maj!

Artikulli paraprakBordi i Oligarkëve rrit çmimin e karburanteve. Hesht Berisha dhe 3 anëtarët e kryesisë së tij
Artikulli tjetërGaba: Videon e shkallëve e komentuan Murrizi dhe Meta, heronjtë e rinj që sduan të humbasin asgjë me 15 maj