Nga Gentian Gaba
Per ata qe kishin dyshimet e fundit, “megaskandali” i djeshem qartesoi cdo gje. Per nomenklaturen e foltores ne 14 maj ka zgjedhje brenda PD, jo zgjedhje vendore. Kjo hyrja ne te njejten hyrje pallati eshte alibia e radhes per te mbajtur monopolin e opozites. Gjithsesi, kryevepra e mbremshme ishte se, nga lartesia e tyre morale, videon e komentuan M Murrizi dhe Ilir Meta. I pari ndryshoi kushtetuen bashke me me Ramen, duke hequr qellimisht koalicionet, qe u kthye ne arsyen kryesore te rezultatit negativ te 2021. I dyti ishte protagonist i nje video-pergjimi ne te cilin bente pazare per tendera. Nje video qe nuk e prezantonte duke kalur para nje ashensori apo nje shkalle, por dukej sh qarte me ze e me figure, te cilen ai e mohoi, e qe krijoi jo pak trazira per te djathten, kostot e te ciles paguhen ende sot. Ja pra, keta jane heronjte tuaj te rinj, nuk kane ndermend te fitojne gje ne 14, kerkojne te mos humbasin cdo gje pas 15es.