Logo
FAKTOR
Pse Berisha nuk sulmon Ramën por Bashën?!
11 May , 2023
3 min. lexim
Tashmë është e qartë se Sali Berisha nuk e ka betejën me Edi Ramën por me demokratët. Me Ramën e lidhin më shumë gjëra, e lidhin oligarkët, interesat financiare të të birit siç ia kujtoj Rama kur i mbylli gojën për MCgonigal, e lidh mbijetesa politike.
Sepse sot pyetja e mijëra qytetarëve ishte e thjesht, si ka mundësi që në fundin e fushatës Sali Berisha zgjedh një video montazh për të sulmuar Lulzim Bashën dhe jo Edi Ramën?
Kjo është habia e madhe tek të gjithë demokratët më shumë tek njerezit e Foltores ( jo ata fake të call centerave) që presin fitore mbi Ramën. Ata prisnin që dy ditët e fundit Berisha të nxirrte fakte për korrupsionin e Ramës, korrupsionin e Veliajt, të na nxirrte video kompromentuese të ambasadorëve të cilat nga i ka premtuar. Por jo! Berisha nxorri një video që Lulzim Basha hyn në një pallat e Taulant Balla hyn në një pallat. Njeri me xhaketë e tjetri me xhup. Është një montazh aq i dobët. Por përtej kësaj që nuk ndodh as për herë të parë çfarë kërkon të arrij Sali Berisha?!
Berisha thjesht solli në vëmendje të qytetarëve akuzat publike të Edi Ramës se Z (eni) Berisha merr leje ndërtimi nga Erjon Veliaj. Ia tha në parlament dhe Berisha nuk i ka përgënjeshtruar kurrë.
Kush përfiton nga lufta brenda PD? Natyrisht Edi Rama!
A i gënjen dot Berisha ata 19 % të të pavendosurve në video montazhe?
Jo përkundrazi. Berisha për ata thjesht është si ajo shorehja “ ujku qimen e ndërron por zakonin se harron”!
As kjo nuk i shërben!
A e ndihmon përçarja më e fortë e demokratëve?
Jo. Mbështetësit e Bashës që janë të shumtë në numër dhe që deri dje do mbështesnin kandidatët e primareve, sot nuk do ta bëjnë më. Sepse ata kanë mbi një vit që luftojnë me bandën e Sali Berishës. Dhe sot natyrisht nuk do tia falin më, dhe pse Lulzim Basha pikërisht për të mos e ushqyer këtë urrejte u tërhoq duke mbajtur dhe duruar gjithfarë mashtrimi të Sali Berishës të cilat në fakt koha e vërtetoi se ishin mashtrime. Mjafton të kujtojmë mashtrimin më të madh të Berishës se Basha nuk shkon dot në SHBA.
Prandaj mbremë njerëzit të shqetesuar nga sajesa alla Berisha ishin kandidatët e Metajt për kryebashkiak.
Berisha natyrisht me këtë ka sy synime:
E para i shërben Edi Ramës.
E dyta kërkon një alibi për humbjen dërrmuese që paralajmerojnë sondazhet.
Nga dy synimet e Berishës, i pari është sukses. Shërbimi ndaj Ramës.
E dyta në fakt do te jetë përmbushja e parashikimit të të gjithë qytetareve dhe nderkombëtarëve që PD me Sali Berishën nuk fiton kurrë. Ndërkohë që Lulzim Basha ka një vit që është tërhequr dhe nuk ka asnjë angazhim publik. Pra alibia e Berishës është konstatim i paaft;sisë së Berishës për të bindur qytetarët që të votojnë për ta.
Berisha sot është më në hall se kurrë më parë.
Më 15 maj ai do ti tregoj qytetarëve se ai nuk e mund dot Ramën.
Me 15 maj ai do të duhet të japë llogari për burimin e milionave eurove që përdori në fushatë.
Me 15 maj më i dobët se kurrë do të duhet të shohë nën hetim dhe familjarët e tij për disa dosje të nxehta në SPAK.
Berishën sot se shpëton dot as Rama se ai ka halle të mëdha dhe të ngjashme thjesht do mundohen ti shtojnë dhe ca si të jetë politike njëri tjetrit.
Me video montazhin qesharak për të sulmuar Lulzim Bashën, në vend që të vërë vetullat, Berisha nxorri sytë.