“Ne do të ulim taksën e ndërtimit nga 12% në 5% me qëllim që të ndihmojmë në uljen e çmimit të banesave. Sot me paret që ka pastruar krimi i organizuar në Shqipëri 1.6 mld euro, çmimi i banesave ka vajtur në stratosferë. Askush nga këto djemtë dhe vajzat e reja, nëse do të lidhin kurorë nuk kanë ku të strehohen, se çmimet janë aq të larta sa që ju duhen 4-5 jetë ta blejnë një shtëpi të tillë. Ne do ta marrim taksën 3% nga ndërtimet, në para dhe në objekt me qëllim që çiftet e reja, nënat kryefamiljare dhe të pastrehët e Tiranës të kenë mundësi ku të strehohen”, tha Bejko.
Prioritet do të jenë edhe zonar ruale, ku Bejko angazhohet për ndërtimin e 250 kilometër rrugë rurale, në mënyrë që fermerët vendas ta kenë më të lehtë aksesin në 5 tregjet që do të ndërtohen në hyrje të Tiranës. Po ashtu do të krijohen edhe tri zona të lira ekonomike, në Krrabë, Arbanë dhe Ndroq.
“Kemi premtuar ndërtimin e 250 km rrugë dhe angazhohemi që do ta bëjmë atë si emergjencë që fshatrave të Tiranës t’i japim akses të zbresin në Tiranë shpejt. Do të bëjmë vaditjen dhe kanalizimet në fshatrat e Tiranës që të rritet prodhimi vendas me këtë tokë të begatë që ka kurora e Tiranës. Ndërtimin e 5 tregjeve, në 5 pikat hyrëse të qytetit me qëllim që prodhimi vendas të shitet në kilometrin 0 dhe qytetarët të ushqehen shëndetshëm dhe banorët e fshatrave të kenë mundësi të rrisin ekonominë e tyre famijare. Ne kemi premtuar zero taksa për turizmin, për këdo nga ju që do hapë një bujtinë, që do zhvillojë agroturizimin, zero taksa. Kemi premtuar tre zona të lira ekonomike në zonat rurale të Tiranës, me qëllim që ti japim mundësi ekonomisë të zhvillohet dhe biznesi të rritet që të rritet fuqia blerëse”, u shpreh Bejko.
Në fund Bejko u bëri thirrje të gjithë qytetarëve dhe demokratëve që të dielën të votojnë numrin 9 dhe 6 në mënyrë që të mos e çojnë votën dëm për Ilir Metën.
“Mos e çoni votën dëm duke votuar Ilir Metën. Votoni vetëm Partinë Demokratike numrin 9, votoni numrin 6 kandidatin e saj, kandidatin tuaj, kandidatin e demokratëve që përfaqësohen sot nga unë e nesër nga dikush tjetër, por nga djem të ndershëm të këtij populli”, përfundoi Bejko.