PD, Alibeaj flet pas votimit: Do jetë sukses për demokratët dhe PD. Politika 33 vjeçare iu nxin jetën qytetarëve

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ, ME GAZETARËT TEK QENDRA E VOTIMIT

Pyetje: Cfarë mesazhi keni sot për mbështetësit e partisë tuaj dhe në përgjithësi për zgjedhësit në këtë ditë votimesh?

Enkelejd Alibeaj: Votova për pak minuta sepse besoj që zgjedhja është e lehtë për këdo sot. Por e kam një mesazh për të gjithë sot demokratët, për të gjithë shqiptarët e ndërshëm, për të gjithë shqiptarët e lirë që sot po do të duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese të votës në mënyrë të qetë, në mënyrë të matur. Për të bërë një ndarje të madhe në fakt, për të bërë një ndarje të madhe me të shkuarën. Sot është dita në fakt, sot është dita që shqiptarët, ata të cilët ndoshta edhe në monetet e mëparshme, kohë më parë nuk është se kanë ardhur, kanë refuzuar votimin, sot do të duhet të vijnë, sepse kjo është mënyra, ky është momenti për të bërë një ndarje të madhe me të shkuarën, dhe kjo është në dorë të shqiptarëve. Ndarjet e mëdhaja me të shkuarën bëhen vetëm dhe do të jenë vetëm me pjesëmarrje masive të shqiptarëve.

Ndaj ftoj këdo, jo vetëm mbështetësit e Partisë Demokratike, çdo shqiptar, çdo shqiptar të ndershëm, çdo shqiptar me shpirt të lirë, çdo shqiptar që është jashtë shantazhit, jashtë korrupsionit, jashtë joshjes, që sot të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, siç zemra dhe interesi ua do.

Pyetje: Keni një koment për kandidatët tuaj në Dimal dhe Mallakastër, kanë pretenduar parregullësi gjatë ditës së heshtjes zgjedhore, por edhe ditën e sotme parregullësi në procesin e votimit.

Enkelejd Alibeaj: Besoj që I kanë bërë me dije të gjitha parregullësitë. Parregullësi që janë konkretizuar edhe dje, edhe pardje. Në fakt parregullësi të cilat ne I kemi demostruar gjatë gjithë kësaj fushate zgjedhore. Cuditërisht ndaj kandidatëve tanë dhe ndaj Partisë Demokratike, duket që ka një aleancë të gjithëanshme thjesht dhe vetëm për të agresuar Partinë Demokratike. Megjithatë një gjë mund t’u them: ndoshta në situata të tilla është nxjerr krye pikërisht ai shpirti I vërtetë I njërëzve të lirë, që janë ndryshe demokratët.

Pyetje: Zoti Alibeaj, ju keni 14 kandidatë në këtë garë, çfarë pritshmërish keni? Ku do ta shohim Partinë Demokratike?

Enkelejd Alibeaj: Një gjë është e sigurtë, do të jetë sukses për demokratët dhe do të jetë për Partinë Demokratike.

Pyetje: Ju folët për një aleancë në këto bashki ku ka problematika, aleancë mes kujt dhe kujndër kujt?

Enkelejd Alibeaj: Gjithë pjesa e vjetër 33 vjeçare e kësaj politike, e cila e ka marrë zvarrë këtë vend. E ka marrë zvarrë, e ka zvarritur që ndoshta ka krijuar edhe tek njerëzut njëlloj refuzimi, një lloj neverie ndaj politikës. Prandaj edhe thirrja ime ishte ajo që thash pak më parë: sot askush nuk mund të rri dhe të sodis. Ka shumë motive, një mijë e një motive që njerëzit të ngrihen, si ai zotëria aty që ka ardhur aty me bastun, në atë moshë, që kanë gjithë ato motive të forta për të dalë. Dhe mbi të gjitha, motivi numër një është për të ndryshuar realisht atë se çfarë Shqipëria do të duhet të jetë nesër. Dhe se si do të duhet të jetë nesër, do të duhet ta vendosim sot. Si? – duke u ndarë nga e shkuara.

Shumë faleminderit!

Artikulli paraprakBerisha nis alibitë për të justifikuar humbjen
Artikulli tjetërCELIBASHI, një atentator i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri