Nga Erl Kodra
Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta më në fund ia dolën ta shkatërrojnë opozitën shqiptare, jo vetëm në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, por edhe në Shkodër, Tropojë dhe Kukës. Në fakt në të gjithë Shqipërinë.
Po çfarë e bën humbjen e opozitës kaq dërrmuese, në kufinjtë e dëshpërimit?
E vërteta mund të jetë e hidhur, por është i vetmi ilaç që mund të na i hapë sytë për të parë humnerën ku kemi ra, jo për fajin tonë, por saktësisht të Edi Ramës, Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Shqiptarët e vitit 1991 – 1992 e votuan Sali Berishën sepse përfaqësonte Partinë Demokratike, dhe jo se ai ishte nominalisht Sali Berisha. Për 30 vjet me rradhë, e djathta shqiptare vazhdon të ketë si alternativë vetëm Sali Berishën. Kësaj rradhe Berisha na serviri si alternativë “të djathtë” edhe Ilir Metën. Të dy bashkë – u bënë kundërshtarët më të dëshirueshëm të Edi Ramës.
Largo Zot, si do ia bajmë kur të vdesë Sali Berisha? A ka e djathta shqiptare një alternativë tjetër, përtej Sali Berishës dhe Ilir Metës?
Të paktën të mendojmë për nipat e mbesat tona, se puna jonë u pa.