Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, poston mesazhin e Papa Françeskut për të rinjtë shqiptarë.
Midis të tjerash Papa Françesku, shprehet: “Ju uroj më të mirat dhe punoni për atdheun tuaj!”
Mesa duket fjalët e tij e kanë frymëzuar kryedemokratin Basha për të ardhmen e të rinjve dhe gjithë shqiptarëve, të cilët kanë vite që presin një alternativë për të vazhduar jetën e tyre në Shqipëri.
Postimi i Kreut të PD, Lulzim Basha:
Mirënjohje Papa Françeskut për këtë mesazh shprese dhe inkurajimi për të rinjtë tanë. Vendi i tyre ka nevojë për ta dhe të gjithë ne duhet të bëjmë çdo gjë që është në dorën tonë për t’u krijuar kushtet që rinia jonë e mrekullueshme të zhvillojë ambiciet dhe ëndrrat në Shqipërinë tonë të bekuar me shumë mundësi e bukuri.
Falemnderit Dom Arjan Dodaj, Arqipeshkvi i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës që mundësoi këtë mesazh kaq të veçantë.