Nga Besart Logu
Në funksion të privatizimit të ish klubit Partizani janë:
• Ndryshuar 2 ligje
• Hartuar 8 VKM
• Vënë në dispozicion 5 ministri prej të cilave janë prodhuar mbi 130 shkresa.
Çfarë duhej bërë tjetër që të konsiderohet përfshirje e kryeministrit në këtë aferë?! Për cilën pronë tjetër janë hartuar kaq shumë akte?! Sa vite kanë ish pronarët në pritje të vendimit të AKKP apo që enden nëpër dyert e gjykatave?!
Të flasësh në emër të pronarëve sot, pas këtij skandali, është akt edhe më i rëndë se marrja apo moskthimi i pronës. Mbrojtja që ka zgjedhur Berisha, politike dhe jo gjyqësore, duket e gabuar. Ka shansin e mirë se aktet e fashikullit të prokurorit nuk kanë rrjedhur në media, prandaj të shkojë e të debatojë në sallë të gjyqit, madje me dyer të mbyllura. Të paktën të ruajë atë idenë e zyrtarit të pakorruptueshëm dhe se akuzat ndaj tij këto vite kanë qenë vetëm politike.