Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka patuar asnjë komunikim këto ditët e fundit, me aleatin e tij, kryetarin e PL, Ilir Meta.
Teksa në media janë publikuar informacione se Meta është larguar nga Shqipëria për të shmangur një arrestim nga SPAK, Berisha tha se nuk ka dijeni se ku mund të ndodhet aleati i tij.
Po ashtu, Berisha tha se ka komunikuar me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili që nga e shtuna ndodhet pas hekurave për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Ish-kryeministri tregoi dhe se çfarë i ka thënë babait të Malltezit.
Berisha: Të them të vërtetën nuk e di mund të them se ku është. Nuk kam folur, deri më tani, nuk kam folur.
Fevziu: Me Malltezin ke folur?
Berisha: Sigurisht, ka një qëndrim të admirueshëm. Të atit i thash duhet të jesh krenar për djalin. Nuk i kisha thënë, mbrëmë i thashë.