Ilir Meta në SPAK?! Anila Hoxha jep detaje: Kanë ardhur “letrat” nga SHBA dhe Qipro

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ishte e ftuar paraditen e sotme në emisionin Breaking në Top News, ku foli për çështjen më të nxehtë politike të momentit.

Pas çështjes “Berisha”, Hoxha komentoi edhe 2 emrat që së fundmi po përmenden më shpesh e që sipas tyre janë të “rrezikuar”.
“Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë kthyer një përgjigje për letërporosinë e çështjes së lobimit. Po kryhen hetime edhe për ish-Presidentin, Ilir Meta.
Është kthyer përgjigje edhe nga Qipro për sa i takon kësaj çështjeje, por SPAK ka kërkuar shtesë përgjigjeje për avokatin që ndërmjetëson këtë çështje.

Është një emër shumë i njohur, është shtetas grek. Po pritet gjithashtu letërporosi përsa i takon edhe për zonjën Monika Kryemadhi. Për njërën prej tyre që ka të dhëna të plota, SPAK deklaroi në verë që menjëherë pasi të shihen shkresat, është vendosur që të pyetet Ilir Meta.
Shumë shpejt pritet të pyeten. Kjo ishte strategji e SPAK, për të pyetur këta persona vetëm pas të dhënave shtesë.

Deri në dhjetor priten ngjarje të bujshme. SPAK në 2019 mori stafetën dhe u hap për këtë arye, për të vënë pikat mbi i mbi korrupsionin, duke qenë se jemi një vend me nivel korrupsioni të lartë,” tha Hoxha.

Artikulli paraprakPastrimi i politikës nga krimi dhe korrupsioni/ Lulzim Basha vijon takimet me qytetarët
Artikulli tjetërZbardhet skema/ I kishte përfituar si ‘investitor strategjik’, disa prej pronave të sekuestruara të Pëllumb Gjokës në emër të familjarëve