Gazetarja e kronikës Anila Hoxha ka qenë e ftuar sot në emisionin Breaking në Top News.
E pyetur nga moderatorja Fiori Dardha ajo ka folur për disa nga çështjet më të nxehta të politikës sot.
Hoxha deklaroi për Top News emrat e tre kryebashkiakëve që ndodhen në një situatë të vështirë për shkak të hetimeve që SPAK ka hapur për ta.
“Javën që vjen do të thërritet Rakip Suli në lidhje me çështjen për dëmshpërblimet për tërmetin. Edison Memolla është në situatë të vështirë, jo për çështjen e korrupsionit në zgjedhje, sepse për këtë çështje iu komunikua akuza dhe zyrtarisht është marrë i pandehur, por për shkak të çështjes së dëmshpërblimeve të tërmetit. Për shkak të disa dokumenteve të sekuestruara kanë përshtypjen që është në vështirësi përpara ligjit. Është gjithashtu në vështirësi, dhe ai u thirr javën e kaluar, por do jetë sërish në SPAK edhe kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro. Ka një hetim për sa i takon tokave por edhe tenderave në këtë bashki”, tha gazetarja.