Qindra automjete gjobiten çdo ditë në kryeqytet për parkim të gabuar.
Parkimet e gabuara sipas policisë krijojnë trafik artificial, ndaj Policia Rrugore vijon me ndëshkime për këtë shkelje.
Këtë të premte, gjoba kanë marrë disa zyrtarë të Ministrisë së Brendshme.
Ata kishin lënë makinat në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në akse të tjera ku ndalohet qëndrimi.