I dënuari me 2 vjet burg, shef i Krimeve në Komisariatin Nr.2

Një oficer i dënuar me 2 vjet burg për korrupsion është emëruar shef seksioni për Krimet në Komisariatin Nr. 2 Tiranë. Denoncimi është bërë nga një qytetar, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku e informon se Dritan Metani ka qenë i dënuar me 2 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe nga ajo e Apelit, por ai është emëruar shef Krimesh, pasi është militant i PS në Sauk.  “Lajme nga policia e gjeneratës tjetër, qytetari dixhital informon: Ngritjen në detyrë për shkak të korrupsionit dhe dënimit me vendim gjykate të formës së prerë, të shefit të seksionit për Krimet në Komisariatin Nr. 2 Dritan Metani! Sb”, shkruan Berisha, duke publikuar edhe mesazhin e qytetarit.
“Zoti Berisha! Dua të denoncoj tek ju shtetasin Dritan Metani me detyrë shef seksioni për Krimet në Njësinë Nr. 7 nën juridiksionin e Komisariatit Nr. 2. Ky shtetas është i dënuar për korrupsion në kohën e qeverisë tuaj. Këtë gjë e dinë dhe ata që e kanë emëruar apo shpërblyer në atë post, pasi ai është militant i rilindjes në zonën e Saukut. Eshtë mjaft e lehtë të zbulohet dëshmia penale e këtij personi që sot mban një post jo të vogël në Policinë e Shtetit. Sapo të gjej informacione të tjera do ju bëj me dije se, vetëm ju jeni zëri i të drejtës në këtë vend, i nderuar! Gjykata e rrethit Gjyqësor Tiranë në dt 03.04.2008 e ka dënuar me 2 vjet burgim dhe me 900 mijë lekë gjobë Dritan Metanin. Gjykata e Apelit Tiranë me vendim 147 dt 03.03.2009 ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë Tiranë me ndryshimin e vetëm që nga 4 vjet ta ulë në 2 vjet ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike. Respekte”, përfundon mesazhi i qytetarit.

Polici i pushuar gradohet shef Komisariati në Gramsh
Një efektiv policie që është larguar nga puna në Komisariatin e Beratit për ngacmime seksuale është emëruar shef Komisariati i Policisë së Gramshit. Denoncimi është bërë nga një qytetar, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha. “Lajme nga policia e gjeneratës tjetër! Qytetari dixhital informon: -E largojnë nga Berati për ngacmime seksuale, e ngrenë në përgjegjësi shef Komisariati në Gramsh! sb”, shkruan Berisha në Facebook, duke publikuar të plotë mesazhin e qytetarit.
“Zotëri, hidhi një sy dosjes së Shefit të Komisariatit të Gramshit, Lorenc Brahos, lindur në Skrapar… Para se të merrte këtë detyrë, ky djaloshi ishte i emëruar në Berat, ku e denoncuan për ngacmin seksual… Këtë “hamshor” të Fidel Yllit, që la nam në Berat dhe Kuçovë, tani e kanë çuar të ngacmojë gratë dhe vajzat e Gramshit! Dmth, vërtetë degjenerohemi në Berat, ama rilindim në Gramsh!”, shkruan qytetari.

Artikulli paraprakGomonia me 2 ton drogë drejt Italisë digjet në Karaburun
Artikulli tjetërVritet në aksident një i ri në Gjirokastër