Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj për ankimimin e bërë për pasurinë e sekuestruar

Avokatët e Arben Ahmetaj ankimuan pak muaj me pare në Apelin e GJKKO-së vendimin e SPAK për sekuestrimin e dy llogarive bankare dhe 4 apartamenteve në emër të tij.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=1078&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Flajm i fundit rrezohet kerkesa e arben ahmetajt apeli i gjkko le ne fuqi sekuestrimin e pasurive te ish zv kryeministrit%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com

Kujtojme qe SPAK ka vendosur masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive mbi 6 (gjashtë) pasuri nga të cilat 4 (katër) apartamente (njëri i përshtatur si AIR BNB) në pronësi të personit nën hetim Arben Ahmetaj si dhe 2 (dy) llogari bankare të po këtij shtetasi në shumën 124 300 (njëqind e njëzetë e katër mijë e treqind Euro).

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimiter Lara, sot më 28.10.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 158 akti, datë 18.10.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi A.A., ndaj vendimit nr. 364, datë 26.09.2023 (lidhur me sekuestron e pasurisë) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 364 akti datë 26.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet ne njoftimin e Gjykates.

Ish-zëvendës kryeministri, Arben Ahmetaj, është nën akuzë për 4 vepra penale, atë të “shpërdorimit të detyrës”, “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, “pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “përfitimit të paligjshëm të interesave”.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=1015&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Flajm i fundit rrezohet kerkesa e arben ahmetajt apeli i gjkko le ne fuqi sekuestrimin e pasurive te ish zv kryeministrit%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.comAhmetaj prej disa muajsh ndodhet ne arrati. Ai u largua nga vendi ditën kur SPAK i kërkoi Kuvendit që t’i hiqte imunitetin, për ti hapur rrugën prangosjes së tij.

Artikulli paraprakHetimet për Berishën, deputeti gjerman i CDU: Imuniteti s’është privilegj, të gjithë të barabartë para ligjit! Deklaratat për politizimin e SPAK, absurde
Artikulli tjetër“Mos keqkuptoni vizitën time, fokusi te 15 kushtet për BE”, deputeti i CDU: Nëse në Shqipëri rrinë vetëm pensionistët apo klasa politike, fundi jo i lumtur!