Anëtari i kryesisë dhe Sekretari për Marëdhëniet me Jashtë në Partinë Demokratike, Gentian Gaba, ka reaguar nëpërmjet një shënimi të shkurtër në FB, për sulmet e paprrcedenta të Sali Berishës ndaj deputetit gjerman, Gunther Krichbaum.
Gaba kujton se më herët ka qenë kryeministri Rama i cili e ka sulmuar deputetin gjerman kur ky i fundit i ka kujtuar korrupsionin galopant të qeverisë së tij, kurse sot është Sali Berisha të cilit i kujtoj se duhet që të përgjigjet para drejtësisë për akuzat e rënda të ngritura nga SPAK ndaj tij.
Reagimi
Hera e parë që Krichbaum është sulmuar në Shqipëri, ka qenë nga Rama dhe për llogari të Ramës, pasi vendosi gishtin mbi korrupsionin dhe kanabizimin e vendit. E bëri këtë sigurisht në interes të Shqipërisë. Hera e dytë është sot, kur qëndrimet e tij bien ndesh me interesat e një grupimi njerëzish që hallet që kanë me drejtësinë i fshehin pas Partisë Demokratike. Kompasin tuaj moral shqiptarët e njohin mirë, edhe interesat që ju rrokin, prandaj kur sulmoni një mik të Shqipërisë, shihni njëherë ku qëndroni ju në raport me të vërtetën, sepse Krichabum është aty ku ka qenë. Prandaj mos turfulloni, merreni me sportivitet, pasi ky nuk është fundi, është vetëm fundi i fillimit…