Rama pyetet në New York për korrupsion, mafian e drogën

Kryeministri Edi Rama u përball me disa pyetje që ai s’i priste t’i dëgjonte në një ekspozitë arti në “Marian Goodman Gallery” në New York, SHBA. Eriola Pira, një prej të pranishmeve në konferencën për shtyp, i tha se ai po e përdorte artin për propagandë. Ajo iu drejtua të pranishmëve, duke i pyetur se sa prej tyre i njihnin në të vërtetë politikat e Ramës, sjelljen e tij ndaj institucioneve, mënyrën autokrate të kontrollit të mediave dhe të nivelit të lartë të korrupsionit në përzierje me mafien e ndërtimit dhe me drogën.
“Siç doli qartë gjatë diskutimit sot pasdite, arti i Ramës është i ndërthurur ngushtë me politikën. Por kjo ka lidhje në radhë të parë me statusin e tij si politikan dhe jo me politikat e tij. Në fakt, është për shkak të statusit të politikanit që dyfishohet në art që jemi mbledhur sot ketu siç e provon vetë arti që pamë, është statusi i tij si politikan që provon dorën me art që na ka mbledhur këtu. Politika në përgjithësi dhe veçanërisht politikat e tij mungojnë krejt, janë të padukshme, ose të shpëlara nga arti. Dhe meqë Rama tani së fundi po njihet edhe për mënyrën si i shpërfill kritikët e vet dhe ata që nuk pajtohen me të, qofshin ata nga opozita apo nga Shoqëria Civile, unë po ia drejtoj këtë pyetje të gjithëve ju: Sa prej jush dinë diçka për politikën e Ramës, përtej propagandës së ‘bojatisjes së qytetit’ të cilën ai e paraqiti mirë si fakt dhe qendrim këtu. Dhe më lejoni t’u ndihmoj me këtë. Sepse ka pasur:
– Shkatërrim sistematik të institucioneve publike, të tilla si të arsimit të lartë, që ka çuar në burgosjen dhe përndjekjen e protestuesve studentë.
– korrupsion në nivelet më të larta të qeverisë dhe përzierje sistematike me mafian e ndërtimit dhe të drogës.
– kontroll autokratik ndaj mediave mainstream, që është pasuar nga censurimi i mediave alternative dhe sociale.
– përdorimi i artit si vegël propagandistike për t’i estetizuar të gjitha këto probleme gjë që e ka vënë artin në pozicionin më të vështirë, madje edhe po të përfshijmë në krahasim 8 vjetët para qeverisë tuaj”.
Rama harron se ajo pyetjen nuk ja drejtoi Ramës, por publikut i kthehet dhe i thotë: Ku është pyetja këtu apo është fjalim?
Zonja i përgjigjet po kam një pyetje për ju në këtë rast. A do të ju sugjeronit ju artistëve që të kundërshtojnë të gjitha këto politika. A mund të protestoj unë pa u burgosur?
Dhe pyetja ime shtesë për Ramën ishte: “Si mendoni se duhet të protestojnë artistët ndaj politikave tuaja?”, shkruan Eriola Pirra.
I vënë në siklet, kryeministri iu përgjigj duke thënë se ajo nuk e kuptonte atë dhe se Komisioni Europian sapo kishte dhënë për Shqipërinë rekomandimin për hapjen e negociatave:
“Shqipëria mori dy ditë më parë rekomandimin e KE për të hapur negociatat, që nuk është kaq e lehtë. Nëse KE, i cili nuk njihet si shumë dashamirës, po hap negociatat me këtë vend problemi do të kishte qenë shumë global. Mendoj se problemi është shumë i thjeshtë, “ju nuk e keni kuptuar”. Përndryshe si do t’i kishte hapur KE negociatat”?
Pas konferencës, Eriola Pirra tha se nga pyetjet e saj dhe përgjigjet e Ramës doli qartë se askush nga organizatorët e ekspozitës apo të pranishmit nuk e kishte idenë për politikat e Ramës në Shqipëri.
“Në takimin që kryeministri shqiptar/piktori Edi Rama nga Tirana mbajti sonte në NY, pata mundësi t’i drejtoi atij një pyetje. Edhe pse nuk prisja shumë, përgjigjja e tij autokratike ishte se “unë thjesht nuk po e kuptoja (you don’t get it)” teksa të gjithë ata që ishin në sallë, përfaqësues të botës së artit në NY, e pranuan në heshtje se nuk e kanë idenë për politikat e Ramës në Shqipëri. Këto po i referoj këtu, në mënyrë që askush të mos e keqkuptojë ose keq-riprodhojë pyetjen time si dhe që askush të mos e përdorë për baltosje politike”, u shpreh ajo.
Po kush është Eriola Pira?
Eriola Pira është një kuratore arti si dhe shkrimtare, e cila jeton në New York. Ajo aktualisht drejton programin për çmimet e Artistëve të Rinj për artin vizual, një rrjet që mbështet të rinjtë e Europës Qendrore dhe Lindore.
Eriola është edhe redaktore në revistën “Guernica”, ndërsa është diplomuar për Komunikim, Masmedia dhe Histori Arti. Ajo është e fokusuar gjithashtu në hulumtimin e saj “Fulbright Felloëship”, mbi praktikat e artit bashkëkohor post-komuniste në Shqipëri, ndërsa ka zhvilluar një master në Universitetin e New York për teoritë e kulturës vizuale.
Kohët e fundit, shqiptaro-amerikania Erjola Pira po punon me artistët e rinj shqiptarë, duke i ndihmuar ata për të ecur në rrugën e artit bashkëkohor ndërkombëtar.

Berisha: Denoncimi që zhveshi cullak Edvinin

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar për denoncimin publik që i bëri aktivistja shqiptaro-amerikane kryeministrit Rama në ekspozitën e tij në New York. Në një postim në Facebook Berisha shkruan se, Rama, pas nje llogoreje mashtrimesh të neveritshme prej dy orësh, ka marrë si shpërblim atë që meritonte, denoncimin publik nga Eriola Pira.
“Të dashur miq, dje Edivin Kristaq Rama, pas një llogoreje mashtrimesh të neveritshme prej dy orësh, ka marrë si shpërblim atë që meritonte, denoncimin publik nga z/znj Eriola Pira për:
– përdorimin e pushtetit politik për të promovuar zhgarravinat e tij.
– shkatërrimin e institucioneve publike të vendit si arsimi, burgosjen e studentëve protestues.
– korrupsionin e nivelit më të lartë të qeverisë.
– lidhjet me mafien e ndërtimit dhe drogës.
– Injorimin e kritikave dhe kundërshtive të opozitës dhe Shoqërisë Civile.
– Kontrollin e mediave dhe censurën e mediave alternative dhe sociale.
– Përdorimin e artit si vegël për të zbukuruar këto realitete.
Pas këtij denoncimi publik, Rama i shastisur i drejtohet diskutantes se cila është pyetja që ajo i shtronte, ndërkohë që zonja e nderuar që në fillim e shpërfilli dhe nuk ju drejtua Ramës po iu drejtua të pranishmëve me pyetjen se sa nga ata kishin dijeni për këto probleme etj.
Kështu, pas dy orësh llomotitje prej paranojaku, Ramën e nxorrën cullak, por jo ashtu apo në kuptimin e Bilalit, i cili ishte i pranishëm, dhe vetëm sa nuk e agresoi diskutanten për denoncimin e saj.
Këtu më poshtë keni një artikull të plotë mbi debatin e zhvilluar dje në ekspozitën e zgarravinave të piktorit dështak në New York hapur me paratë e takspaguesve shqiptarë dhe pushtetin e kreut të ekzekutivit të vendit! sb”, shkruan Berisha.
Gjatë përgjigjes së pyetjeve të aktivistes shqiptaro-amerikane Eriola Pira, kryeministri Rama humbi qetësinë dhe filloi të bënte lëvizje të çrregullta. Brenda pak sekondave piu disa herë ujë, ndërsa në një moment u shpërfytyrua me një nënqeshje të sforcuar. Në fund të fjalimit të Eriolës, një person (me siguri një nga të afërmit e Ramës) pyet me arrogancë se kush ishte kjo që po fliste në këtë mënyrë dhe jashtë shijeve të kryeministrit.
Pas fjalimit të Eriolës, Rama tentoi të hidhej në kundërsulm, duke i thënë që Shqipëria ka marrë rekomandimin për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, ndërsa i tha asaj se nuk kishte kuptuar realitetin në Shqipëri.

Diaspora: Rama cakton kushërirën e tij për të na përfaqësuar në Samit

Një denoncim i rëndë ka mbërritur pak para zhvillimit të Samitit të Diasporës së organizuar nga qeveria shqiptare, që do të zhvillohet në Tiranë nga 18-20 nëntor. Bëhet fjalë për diasporën shqiptare në Greqi, e cila ka mbajtur një qëndrim për prapaskenat e organizimit të këtij eventi të rëndësishëm.
Por çfarë po ndodh?
Drejtori i Portalit Focusnews.al, me qendër në Greqi, Shpëtim Zinxhiria, ka reaguar me një postim në Facebook, duke u shprehur se, ajo që po ndodh me rastin e Greqisë ka vetëm një emër: “Kushërira e Ramës gjunjëzon emigracionin”. Sipas Zinxhirisë, në Samitin e Diasporës, kushërira e Ramës përfaqëson emigracionin në Greqi. Sipas tij, “Edhe pse nuk ka të bëjë fare me emigracionin, duke mos patur asnjë kontakt me të, sot kjo zonjë përfaqëson komunitetin shqiptar në Greqi. Ndryshe nuk bëhej! Është kushërira e kryeministrit Edi Rama, që ka gjunjëzuar mbarë komunitetin shqiptar në Greqi, gjë që ka indinjuar pjesën më të madhe të shqiptarëve. Edhe pse ka një përparësi kulturore prap se prap nuk duhet anashkaluar dhe injoruar shoqatat në Greqi…”.
Më tej, denoncimi i gazetarit Zinxhiria vijon me zbardhjen e prapaskenës së organizimit, ku sqarohet se: “Ndryshimi i programit të njëpasnjëshëm ka bërë që Eda Gemi, të zëvendësojë njerëz që i kanë dhënë këtij komuniteti, duke lënë jashtë Federatën e Shoqatave Shqiptare apo Shoqatën “Vëllazërimi”, pionerja e emigracionit. Po këto punë kështu e kanë, “më mirë një mik se sa një çiflig”.
Thënë ndryshe, “përfaqësuesit nga emigracioni shqiptar në Greqi do të shkojnë si dëgjues, por jo të kenë të drejtën e fjalës”, vijon më tej reagimi.
Mësohet se sot në orën 18:00 në ambientet e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Athinë, organizohet një mbledhje me shoqatat lidhur me pakënaqësitë, ku dhe do të dalin me një deklaratë të përbashkët.
-Ja kush e përfaqëson komunitetin shqiptar në Greqi?
Samiti i ndarë në tetë panele, i ndryshuar gjatë këtyre ditëve katër apo pesë herë ka publikuar më në fund edhe këta përfaqësues.
Në panelin e tretë: “Kutura, hapësira jonë e përbashkët pa kufi. Arti dhe kultura pasaporta jonë”. Komuniteti shqiptar përfaqësohet nga Nase Jani, kryetar i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve “Drita”.
Në Panelin e katërt: Dija mbi të gjitha: Të ruajmë gjuhën dhe identitetin, komuntiteti shqiptar në Greqi përfaqësohet nga mësuesja e Gjuhës Shqipe, Anila Kila.
Paneli i tetë: “Përfaqësitë Diplomatike dhe Diaspora: drejt një bashkëveprimi më efikas dhe modern”, Përfaqësohet nga Eda Gemi, Migration & Refugee Studies (Greqia).
Profili i paautorizuar i Eda Gemit!…
Burimet bëjnë me dije se vite më parë, Eda Gemi, ka shkuar drejt Greqisë, si një emigrante e thjeshtë. Me të shkuar atje, Eda Gemi nisi punë si pastruese nëpër shtëpi të ndryshme në fillim, derisa punoi në shtëpinë e një deputete të Partisë Demokratike në Athinë. Pasi u njoh me të,  ajo filloi të angazhohej me programet e Bashkimit Europian përfshirë edhe ato që kishin të bënin për emigrantët, por gjithmonë për llogari të qeverisë greke. Një tjetër fakt interesant është se, ajo njihet si kushërirë e afërt e Edi Ramës, i cili kur nisi reformimin e degës së PS-së në Greqi, gjejeni pak, e emëroi Eda Gemin si kryetare të kësaj njësie politike në Athinë. Eda Gemi nuk ka qenë asnjëherë pjesa aktive apo qoftë edhe anëtare e shoqatave të disaporës shqiptare në Greqi. Dhe pikërisht, këtu lind edhe revolta e diasporës shqiptare atje, ku ka parë sesi pikërisht ajo që ata e njohin si kushërirën e Edit, caktohet për të përfaqësuar zërin e tyre në Samitin e Diasporës të organizuar nga Kryeministri Rama!…

Artikulli paraprakTritol makinës së nëndrejtorit të ALUIZNI-t, tronditet Durrësi
Artikulli tjetërDështimi ynë