Von der Leyen nis sot turin në kryeqytetet e Ballkanit, të hënën takohet me Osmanin e Kurtin në Prishtinë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot do të nisë një vizitë katërditore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi të lëshuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Më tej theksohet se ky do të jetë një rast për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe veçanërisht për t’u prezantuar më në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Sipas njoftimit Von der Leyen, nesër do të jetë në Prishtinë ku do të zhvilloj takime me kryeministrin dhe presidenten.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fvon der leyen nis sot turin ne kryeqytetet e ballkanit te henen takohet me osmanin e kurtin ne prishtine%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

“Të hënën ajo do të udhëtojë për në Prishtinë, ku do të takohet me Presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, thuhet në njoftim.

Pas vizitës në Prishtinë, Von der Leyen pasdite do të udhëtojë për në Beograd. Atje ajo do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe me kryeministren, Ana Brnabiq.

Presidentja e KE-së thuhet se do të mbajë konferenca për shtyp gjatë të gjitha vizitave të saj dhe ato do të transmetohen në EbS .

Vizita vjen pas takimeve që Von der Leyen pati në Shqipëri në fillim të këtij muaji, në datat 15-16 tetor, ku mori pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.

Artikulli paraprak“Mirë se vini në epokën e konsumatorit të vetmuar!” – “The Economist”: “Çfarë trashëguam tjetër nga COVID -19 përveç largimit nga njerëzit”
Artikulli tjetërSarkazma e Azgan Haklajt: Pas “tigrit” po ia mbathin edhe “luanët”, por si lepujt!