QEVERIA BRAKTIS QYTETARËT NË FUNDVIT/ Pampuri: Ulen shpenzimet buxhetore për investime deri në 50% në shëndetësi dhe mbrotje sociale

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, në një deklaratë për mediat ka thënë se qeveria ka braktisur qytetarët shqiptarë në fundviti, duke ulur shpenzimet buxhetore në sektorin e shëndetësisë dhe të mbrojtjes sociale.

Deklarata e plotë e Pampurit:

Akti Normativ i Qeverisë miratuar më 18.10.2023 “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.84/2022, “PËR BUXHETIN E VITIT 2023”” parashikon një ulje drastike i shpenzimeve për investime në sektorin e shëndetësisë dhe mbrotjes sociale. Më konkretisht:

Strehimi: -900 milione leke (-67 %).

Kujdesi Paresor: – 80 milione leke (-15.7 %).

Kujdesi Dytesor: – 310 milione leke (12.1 %).

Shendeti Publik: – 60 milione leke (-40 %).

Perkujdesi Social: -260 milione leke (-69 %).

Emergjencat Civile: -200 milione leke (-6.1 %).

Në total qeveria ul me rreth 1.81 miliardë lekë ose 17.5mln euro shpenzimet për investime në Shëndetësi dhe Mbrotjen Sociale duke u përkthyer në më pak shërbime të kujdesit për qytetarët, kushte pune më të disfavorshme për punonjësit e shëndetësisë dhe më pak mbrotje ndaj shtresave në nevojë.

Referuar Buxhetit 2023 totali i shpenzimeve buxhetore për investime në Shëndetësi dhe Mbrotje sociale është prej 3.61 miliardë lekë nga ku 1.9 miliardë lekë nga financim i brendshëm pra direkt prej Buxhetit dhe 1.7 miliardë nga financim i huaj.

Plot gjysma e investimeve në Shëndetësi dhe Mbrotje Sociale i hiqen këtij sektori mjaft të rëndësishëm për mirëqënien e qytetarët në një kohë kur konçesionet dhe PPP si ai i sterilizimit të seteve kirurgjikale u provuan nga Drejtësia, që ishin totalisht korruptive.

Ndërkohë qeveria miraton me këtë Akt Normativ rritje me 200 milionë lekë ose afro 2 milion euro investimet në programin e shërbimeve qeveritare.

Është e papranueshme shpërfillja që i bën qeveria nevojës për investime dhe fokus shëndetit publik për qytetarët.

Artikulli paraprakKreu i PD, Lulzim Basha viziton në Koplik familjen e vuajtur nga regjimi komunist: Sakrificat e tyre meritojnë nderimin më të lartë nga të gjithë ne
Artikulli tjetërMesazhi i Papa Françeskut për Lindjen e Mesme: Lufta është gjithmonë një disfatë