U arrestua si pjesë e grupit kriminal të ‘baronit’ të drogës, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e ish-shefi i komisariatit të Laçit, e lë në burg

Apeli i GJKKO ka lënë në burg Dritan Metaj, ish-shefin e komisariatit Laç, pasi ky i fundit kishte ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Kujtojmë se Metaj u arrestua si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Gëzim Çela, i njohur ndryshe dhe si ‘baroni’ i drogën në zonën e Fushë Kuqes.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 30.10.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 52 akti, datë 26.10.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e paraqitur nga i hetuari/ankuesi D.M., ndaj vendimit nr. 111, datë 10.10.2023 (në lëndë të masave të sigurimit) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 111 akti datë 10.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Artikulli paraprakProjekti për rivitalizimin e ish-Kinostudios “Shqipëria e re”, KLSH kap në shkelje ministren Margariti
Artikulli tjetër“Nuk janë minoritarë”, Bido prezanton studimin e tij në Himarë: Vetëdeklarimi si ‘grekë’, përmes nacionalizmit politik po tentohet të…