Analisti Namir Lapardhaja në intervistën e ditës për Dritare Tv ka komentuar hetimet ndaj Sali Berishës dhe përçarjen e opozitës, ku tha se këta të fundit nuk mund të vazhdojnë më me kërcënime për revolucion pasi nuk do të arrijnë askund.
Lapardhaja tha se maksimumi që mund të arrijë opozita është braktisja e seancës pasi revolucioni nuk ndodh më, ku shtoi se demokratët e kanë kuptuar qëllimet personale të Berishës.
Sakaq shtoi: “Nuk do arrijnë t’i bëjnë presion SPAK dhe ndërkombëtarëve, çështja ka marrë rrugën ligjore dhe do përfundojë në gjyq. Berisha të përgatitet dhe mos të ngatërrojë partinë”.
“Problemi qëndron se institucionet, parlamenti duhet të funksionojnë siç i parashikon Kushtetua. Nëse ndjekim institucioneve, duhet t’i bindemi atyre. Nëse ndodh me revolucion, është një skemë e parë disa herë dhe ndoshta do ta arrijnë të bindin pushtetin. Ato që deputetët bëjnë në realitet nuk koordinojnë, s’ka pasur revolucion. Nuk do të ndodhë asgjë, përveç bllokimit të seancës. Nuk prodhon asgjë të re dhe i lë situatat siç janë, janë ekstreme që mbajnë Ramën në pushtet. Nuk ka eskalim të situatës politike, maksimumi është bojkoti i zgjedhjeve dhe djegia e mandateve që kanë ndodhur.
Është artikulim i Berishës për të frikësuar sistemin e drejtësisë, SPAK dhe gjykatave dhe për t’i bërë shkaktar ndërkombëtarëve se ne jemi opozita dhe mund të shkaktojmë trazira. Por demokratët e kanë bojkotuar, pasi e kanë kuptuar se thirrjet e Berishës janë për hall personal dhe jo të partisë. Nuk do arrijnë t’i bëjnë presion SPAK dhe ndërkombëtarëve, çështja ka marrë rrugën ligjore dhe do përfundojë në gjyq. Berisha të përgatitet dhe mos të ngatërrojë partinë. Të përballet me drejtësinë dhe akuzat dhe të respektojë vendimet”, tha Lapardhaja.