“A ke lekë bijë e babkës të më varrosësh?” – U la në mjerim të plotë, fjalët e fundit të Lasgush Poradecit

FIORELA KATROSHI
Lasgush Poradeci iku nga kjo jetë në orën 3 pasdite të 12 nëntorit të vitit 1987. Një jetë vetëm për të bukurën. Një ndër lirikët më të mëdhenj të letërsisë shqiptare, i dhuroi Shqipërisë “Vallen e yjeve”, “Yllin e Zemrës” e më tej bëri të flasin shqip “Eugjen Onjegin” i Pushkinit, lirikat e Lermontovit, poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miskieviçit, lirikat e Gëtes dhe poezi të Lanaut, Brehtit, Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj..

Poradeci u la në harresë dhe në mjerim të plotë pas vitit 1944. I diplomuari në Gracë të Austrisë, ishte një përkthyes me normë, që po vdiste dalëngadalë nga indiferentizmi i shtetit. I ballafaquar çdo ditë me rrezikun e ndonjë internimi të mundshëm që kishte kapur shumë shokë të tij të letrave, ai stërmundohej për gjëra nga më të voglat.

Një jetë e vështirë që e kaloi në shtëpinë e tij me lagështirë, të papërfunduar, në Tiranë, e pjesërisht në shtëpinë e rrënuar të tij në Pogradec, i solli edhe sëmundjen që e çoi drejt vdekjes.

“Kostandinë, bijë e babait, trupin tim edhe të vdekur ta shpiesh në Pogradec”, i thotë ai vajzës së tij të dashur që i qëndron te koka. Pasi heshti pak e pyet: “Po a ke lekë ti, bijë e babkës, të më varrosësh mua atje?”.

Këto janë fjalët e fundit të poetit të madh shqiptar që vdiq padrejtësisht si i vogël. Lasgush Poradeci është poet dhe autor këngësh shumë i njohur. Llazar Sotir Gusho, i njohur nën pseudonimin Lasgush Poradeci ishte poet shqiptar. Mbas mbarimit të shkollës fillore në Pogradec, i ati i Lasgushit që ishte patriot dhe arsimdashës e dërgoi në moshën 9-vjeçare për të vazhduar studimet në Liceun Rumun të Manastirit (Bitola). Me fillimin e Luftës së Parë Botërore, liceu u mbyll dhe ai u kthye në 1915 në Pogradec duke e lënë liceun pa mbaruar.

I ati që nuk e shihte dot të birin pa shkollë, e dërgoi në Athinë dhe ai regjistrohet në një Lice francez. Atje sëmuret nga mushkëritë dhe për dy vjet qëndron i shtruar në sanatoriumin “Sotiria”. Përsëri nuk e mbaron liceun. Në vitin 1921 ai shkoi në Bukuresht për të vazhduar studimet e lëna përgjysmë. Duke qenë pa bursë dhe pa asnjë ndihmë, ai u detyrua të punonte dhe njëkohësisht të studionte. Në Bukuresht ai u lidh me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin e atdhetarë të tjerë shqiptarë dhe u zgjodh edhe sekretar i përgjithshëm i Kolonisë. Në Rumani, duke dhënë provimet mori bacalaureatën në Silistra.

Në verën e vitit 1924 qeveria e Fan Nolit i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e Gracës (Austri) në universitetin “Karol Francik” dhe në 1934 përfundon studimet e larta në Gracë (Austri) në Fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermane dhe fiton titullin “Doktor-Profesor”. Në dallim nga poetët e Rilindjes, që me gjithë origjinalitetin e tyre kishin tipare të përbashkëta, poetët e shquar të periudhës së Pavarësisë Noli, Fishta, Poradeci, Migjeni janë krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri si nga formimi, nga prirja e tyre, ashtu edhe nga interesat e synimet.

Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen në periudhën e shpërthimit të kryengritjeve të mëdha për liri. Në veprën e këtij romantiku të fundit të letërsisë sonë jetoi shqetësimi atdhetar i mbrojtjes së kombit dhe të traditës së Rilindjes, ashtu sikurse edhe dëshira për triumfin e pikëpamjeve demokratike, shqetësimi për një emancipim të përgjithshëm kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare. Ai është nga lirikët tanë më të mëdhenj, i cili u shqua për sensibilitetin dhe ëmbëlsinë poetike me të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë.

Si ndikoi te poeti njohja me Asdrenin dhe Kutelin

Lindi në qytetin buzë liqenit të Ohrit në familjen e Sotir Gushos. I ati si arsimdashës që ishte, e dërgoi pas mësimeve fillore që i kreu në vendlindje, në një shkollë të gjuhës rumune në Manastir nga 1909 deri më 1916.

I ati më pas e nis në Athinë pranë liceut Léonin, instituti më i hershëm privat në kryeqytetin grek – lice ku qëndroi deri më 1920. Pasi sëmuret, e shtrojnë në sanatorium dy vitet e fundit të qëndrimit të tij në Greqi. Më 1921 regjistrohet në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura në Bukuresht pas një viti me ankesa për të tejkaluar valën e ksenocentrike që kishte kapluar qeverinë rumune.

Atje lidhet me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin, të cilin e zëvendësoi si sekretar i përgjithshëm i kolonisë. Mjedisi rumun ndikoi shumë në formimin letrar të Llazarit. Nisi të botonte vargje në të përkohshmen shqipe “Shqipëri’ e re”, një e përjavshme kombëtare me ilustrime që botohej në Konstancë dhe tek “Dielli i Bostonit”. Vargjet e tij të kësaj periudhe po shfaqnin tashmë një afri teosofike me poetin lirik rumun Mihai Eminescu. Verën e vitit 1924 Qeveria Nolit i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e Gracës “Karol Francik” në fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermanike.

Vitin tjetër u kthye në Tiranë duke mësuar arte në një shkollë të mesme. Vitet 1944-’47, vitet e turbulluara të fillimit të regjimit komunist ishte i papunë dhe jetonte në kryeqytet me të shoqen. Pas punësimit jetëshkurtër pranë Institutit të Shkencave, pararendësit të Universitetit të Tiranës, nisi punë si përkthyes me normë pranë shtëpisë botuese shtetërore “Naim Frashëri” deri kur doli në pension më 1974. U nda nga jeta në Tiranë më 12 nëntor 1987.

KRIJIMTARIA

Lasgushi është autor i dy vëllimeve me poezi “Vallja e yjeve” botuar në vitin 1933 dhe “Ylli i zemrës” në vitin 1937, Këto dy përmbledhje poetike i ka botuar në Bukuresht të Rumanisë. Vëllimin e parë e ka botuar me ndihmën e mërgatës shqiptare në Konstancë; ndërsa vëllimin e dytë i botuar me ndihmën e Mitrush Kutelit. Përmbledhja e dytë poetike përmban edhe vargje të përpunuara nga vëllimi i parë me poezitë me vargënimin e melodinë më të hollë në gjuhën shqipe.

Përpos dy vëllimeve, Poradeci botoi tregime në prozë ndër të përkohshmet e viteve ’30-’40. Veçanërisht tek “Përpjekja shqiptare” e redaktorit Branko Merxhani. Shkrime prej tij janë shfaqur edhe në të përkohshmet “Drita” dhe “Nëntori”, të cilat të bluara siç qenë nga censorët e kohës ishin hapësira më të volitshme për serën e shqipëruesve. Lasgushi është autor i më se shumë se 100 poezive, një pjesë prej të cilave edhe poezi dashurie. Ishte adhurues i fjalëve arkaike, shprehjeve filozofike popullore po aq sa i fjalëve të reja dhe eksperimenteve leksikore për një amë të re.

Kuteli që i redaktoi “Yllin e zemrës” e quajti “Poeti i vetëm shqiptar që mendoi, foli dhe shkroi vetëm në gjuhën shqipe. Veç të tjerash, janë të njohura poemat: “Ekskursioni teologjik i Sokratit”, “Mbi ta”, “Kamadeva”, baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si “Eugjen Onjegin” të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, e poetëve të therë të njohur botëror.

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes në 27 dhjetor 1999, kryetari i Republikës Rexhep Mejdani i jep titullin “Nderi i Kombit” dhe Pogradeci, qyteti i tij i lindjes titullin “Qytetar nderi”. Pallati i Kulturës në Pogradec mban emrin “Lasgush Poradeci”. Në lagjen Kombinat në Tiranë ndodhet shkolla 9- vjeçare “Lasgush Poradeci”. Rruga te diga te liqeni artificial i Tiranës mban emrin “Lasgush Poradeci”.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Poradeci nuk e vazhdoi veprimtarinë krijuese

Në vitin 1933, u botua vëllimi i tij i parë “Vallja e yjeve” dhe më 1937, u botua vëllimi i dytë “Ylli i zemrës”. Pas Luftës së Dytë Botërore, Lasgush Poradeci nuk e vazhdoi veprimtarinë krijuese. Sepse dëshiroi që ato poezi, të cilat i ka shkruar të mbeten pa asnjë ndikim. Ai shkroi, veç të tjerash, poemat “Ekskursioni teologjik i Sokratit”, “Mbi ta”, “Kamadeva”, baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si “Eugjen Onjegin” të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj.

Lasgush Poradeci lë pas një krijimtari të bukur, e cila kishte fituar zemrën e lexuesit dhe kishte tërhequr vëmendjen e disa studiuesve të shquar të kulturës sonë si Eqerem Çabej, Skënder Luarasi, Mitrush Kuteli, Sabri Hamiti, Ismail Kadare, Rexhep Ismajli, etj..

Si një personalitet i shquar dhe poet i vërtetë, ai nuk ua nënshtroi kurrë artin e tij kërkesave dhe synimeve të diktaturës. Për këtë arsye, ai u la në një gjendje ekonomike të rëndë dhe pothuaj në harresë nga shtypi zyrtar. Vetëm në vitin 1989 mundi të botohet vepra e tij e plotë. Duhet të themi me bindje edhe me krenari se emri i Lasgush Poradecit është një nder për kombin shqiptare.

Artikulli paraprak10 prokurorë të SPAK-ut me në krye Dumanin nisen për Washington
Artikulli tjetërSHËNIM/ Rama shuan “Revolucionin” e pasdites me pështymë